Turizmi shqiptar zbret në Panairin e Madridit

Publikuar tek: ekonomi, më 21:42 29-01-2015 Turizmi shqiptar zbret në Panairin e Madridit Stenda shqiptare e turizmit ne panairin e Madridit

E ndërkohë që në Shqipëri Turizmi i kaloi ministrisë së Ekonomisë, duket se puna e Agjencisë Kombëtare të Turizmit vazhdon nëpër panairet ndërkombëtare, për të tërhequr sa më shumë turistë në sezonin e këtij viti. Drejtoresha e këtij institucioni, Julinda Dhame në krye të një stafi të vogël të agjencisë po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar FITUR Madrit 2015 që zhvillohet në datat 28 janar – 1 shkurt 2015. “Për gjatë këtyre ditëve të këtij panairi, stenda e Shqipërisë po vizitohet nga turë operatorë të ndryshëm, të cilët po shfaqin interest të lartë për të përfshirë vendin tonë në paketat e tyre turistike” thuhet në njoftimin për shtyp të Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Janë edhe shumë turë operatorë shqiptarë që kanë shkuar në Panairin e Madridit për të prezantuar projektet e tyre turistike të verës dhe dimrit në Shqipëri. SHumica e tur-operatorëve shqiptarë, prezantohen në këtë panair me paketa të plota rajonale. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018462181091309
array(1) { ["section"]=> string(50) "turizmi-shqiptar-zbret-ne-panairin-e-madridit-1865" }