Turjan Hyskaj flet për dasmën me Orinda Hutën: Ja çfarë ju pret nëse nuk kënaqeni

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:51 28-02-2017 Turjan Hyskaj flet për dasmën me Orinda Hutën: Ja çfarë ju pret nëse nuk kënaqeni

Turjan Hyskaj , i ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ka treguar disa nga detajet për dasmën me Orinda Hutën e cila do zhvillohet me 27 korrik.

“Dasma duhet të jetë diçka shumë e bukur që njerëzit të kënaqen, nëse nuk kënaqen aty ka lumë, të shkojnë të lahen dhe ku t'i marr rrjedha…”(pastaj qesh).

Më tej i pyetur nga Jonida Shehu për një duet me Orindën, Hyskaj ka treguar që ka qenë bashkëshortja e ardhshme ajo që e ka rrefuzuar gjithmonë, shkruan newsbomb.al.

“Nuk i dukem në nivelin e duhur për të kënduar Orindës. Më thotë që tekstet i kam të bukura, do ta bind vajzën por edhe po s’deshi…do këndoj me veten...  Ajo nuk është shumë e bindur. Plus që është futur në fazën që po i shijon televizioni shumë”,-u shpreh ai.

Më tej Turi tregoi se ka dashur gjithmonë të ketë djalë, por me sytë e Orindës dhe jo me formë koke si e tija. /newsbomb.al/ 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfehet Turjan Hyskaj: Më kapi njëherë një ankth…
Angelina Jolie jo më ikonë e “Hollywood”, kolegët i kthejnë shpinën »
Article Logic
Execution time: 0.022667169570923
array(1) { ["section"]=> string(86) "turjan-hyskaj-flet-per-dasmen-me-orinda-huten-ja-cfare-ju-pret-nese-nuk-kenaqeni-70282" }