“Turp, turp, turp”, Dhori Kule s’rresht së përsërituri, u hakërrehet pedagogëve para Ramës: Bëtë namin se u vonuan rrogat

Publikuar tek: aktualitet, më 13:54 14-02-2018 “Turp, turp, turp”, Dhori Kule s’rresht së përsërituri, u hakërrehet pedagogëve para Ramës: Bëtë namin se u vonuan rrogat

“Më vjen turp, më vjen, turp, më vjen turp...” përsëriti për të disatën herë Dhori Kule, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë përballë kryeministrit Edi Rama.

Kules, mesa duket, i ka ardhur turp nga fakti që pedagogët u ankuan për rrogën e tyre që nuk i ishte kredituar ende.

“Na vjen turp të dalim rrugës, se dëgjojmë që thonë se na u vonuan rrogat tre ditë, na u vonuan tre ditë dhe ne u ankuam. Kush ju jep të drejtë të talleni me integritetin tonë?!”, iu kthye i revoltuar dekani pedagogëve në prani të kryeministrit në Universitetin e Tiranës.

“Bënë mirë që u shqetësuan për rrogat por e dinë ata që buxheti i faktultetit të ekonomisë nuk është realizuar se është futur, një situatë e turpshme kur pezullohej administratori, rrinte prapa derës se s’i donte qejfi rektorit të futej brenda. Mua sinqerisht më vjen turp. Situata ka arritur te zgjidhja ligjore. Hallet tona nuk do na i zgjidhni dot ju”, tha më tej dekani. 

“Njerëzit nuk e njohin ligjin, kompetencat, e bëmë ne me ndërgjegje, kanë ndryshuar kompetencat. Ka zbritur fuqia sikurse e kanë gjithë universitetet e botës. Në kohën që isha rektor më detyronte ligji dhe nuk e bëja. Ia delegoja kancelarit. S’mund të merret senati me çështjet financiare. Këtë e kemi kërkuar vetë, kjo duhet të ndahet, është krijuar një ngërç i turpshim, more dale, ligji e ka të qartë. Më ka ardh turp që problemet e universitetit t’i nxjerr në pazar”, u shpreh dekani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flamuri, metamorfoza shqiptare në 100 vjet
“Këtë e ka fal zoti për së dyti”... VIDEO DRAMATIKE: Ç’ndodhi me dy punonjës të OSHEE »
Article Logic
Execution time: 0.014862060546875
array(1) { ["section"]=> string(121) "turp-turp-turp-dhori-kule-s-rresht-se-perserituri-u-hakerrehet-pedagogeve-para-rames-bete-namin-se-u-vonuan-rrogat-110226" }