Turpi grek i Bularatit, varroset me ceremonial një terrorist

Publikuar tek: aktualitet, më 14:16 08-11-2018 Turpi grek i Bularatit, varroset me ceremonial një terrorist

NGA SPARTAK NGJELA

Turpi grek i Bularatit. Varroset me ceremonial një terrorist

Njëlloj si të vrarët e Mafies apo terrorizmit ndërkombëtar.

Një ceremoni varrimi që u fillua si heroike dhe përfundoi qesharake. Ca të çmendur që bërtasin; dhe pleq të Anadollit që as vetë nuk e dinë përse kanë ardhur në Shqipëri.

Janë për të qarë hallin. Shteti grek në krizë që vjen dhe provokon shqiptarët në Shqipëri.

Por kanë fushë veprimi nga një kryeministër pa asnjë vlerë kombëtare, që me naivitet, njëlloj si Saliu, të dy bashkë menduan se mund të destabilizonin Shqipërinë me ca lapaculë anadollakë të ardhur nga Greqia.

Asgjë nuk mund t'i bëjnë dot Shqipërisë këta njerëz pa asnjë vlerë, që vinë këtu për të fyer shqiptarët. I patë? Të çmendurit që kërkojnë antihistorinë.

Asgjë nuk iu bëjnë dot shqiptarëve, sepse gjithçka po shkon drejt bashkimit gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Ky turp i sotëm, do të jetë sigurisht fakt dobibrurës në ecurinë drejt rikthimit të personalitetit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Janë të humbur historikë këta grekë që bërtasin sot në jerm në Shqipëri... por këtu nuk ua kanë fajin shqiptarët, por ata që në 150 vjet i kanë gënjyer për historinë e tyre të falsifikuar.

Shqipëria po shkon e sigurt drejt bashkimit gjithëshqiptar, duan apo nuk duan neoandartët qesharakë grekë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Dosja 339 është makthi i Edi Ramës’, PD kërkon arrestimin e Dakos
Mediat shqiptare nuk ndalohen të filmojnë procesin e varrimit të Kacifas, lejohen vetëm ato greke »
Article Logic
Execution time: 0.0041258335113525
array(1) { ["section"]=> string(66) "turpi-grek-i-bularatit-varroset-me-ceremonial-nje-terrorist-140747" }