Turpi me 3 mijë lekëshin që i kërkonin për të hyrë në teatër, shfaqet DIVA Tinka Kurti

Publikuar tek: kulture-art, më 10:14 21-11-2017 Turpi me 3 mijë lekëshin që i kërkonin për të hyrë në teatër, shfaqet DIVA Tinka Kurti

Ditën e djeshme bëri bujë lajmi i aktores Tinka Kurti 2 vjet më parë i kanë kërkuar 3 mijë lekë për të hyrë në Teatrin Kombëtar! Sipas gazetarit Bledi Mane as Teatri Kombëtar dhe as Ministria e Kulturës nuk i kanë kerkuar falje publike dhe që prej asaj dite e madhja Tinka Kurti nuk shkel më në Teatrin Kombëtar por vetëm në teatrot ku ndihet e respektuar.

Sakaq,aktorja është shfaqur mbrëmë në Teatrin Metropol për të ndjekur shfaqjen e magjishme të aktores Ema Andrea.

“#nenadhefemija ne krahët e Divës Tinka Kurti!  Zemër, zemër, zemër...mirënjohje! Prezenca dhe fjalët e tua i dhanë tjetër dimension duartrokitjes! Faleminderit! Teatri Metropol! “, shkruan e emocionuar Ema Andrea ndërsa ndan fotot.

sk1.jpg

Çfarë ka ndodhur sipas gazetarit 2 vite më parë:

a rreth dy vjet qyshkur e poshtëruan dhe ende nuk i kanë kërkuar falje publike.

Legjenda e skenes dhe kinematografisë shqiptare, aktorja dhe gruaja fisnike Tinka Kurti, një mbrëmje prilli të vitit 2015, la banesën e saj afër rrugës së Elbasanit e u nis me këmbe të shikonte shfaqjen e dramës “3 motrat” të Çehovit. Mes shume spektatorëve, aktorja e famshme teksa futej në salle, ndalohet nga punonjësit e Teatrit.

-Me urdhër të drejtorit Hervin Çuli, askush nuk lejohet të futet pa biletë. Duhet të paguash 3 mijë lekë të shohësh dramën!

Këto fjale i thane punonjësit e Teatrit, ikonës së Teatrit shqiptar. I kërkonin 3 mijë lekë Tinka Kurtit, gruas që na ka falur mijëra gezime, miliona emocione, miliarda krenari…

Dhe Tinka Kurti pagoi 3 mijë lekeshin, mori biletën, e flaku në tokë dhe u nis pa parë shfaqjen ashtu e drobitur nga turpi e nga mosha, drejt shtëpisë së saj.

Artistja e Popullit qysh atëherë nuk shkel më as si aktore e as si spektatore në Teatrin Kombetar. Shkon vetëm në Teatrin Eksperimental ku drejtori dhe regjisori Kiço Londo e respekton në çdo premierë apo shfaqje.

As Teatri Kombëtar dhe as Ministria e Kulturës nuk i kanë kerkuar falje publike, por presin që të vdesë Tinka Kurti dhe t’ia shtrijnë trupin në hollin e Teatrit. Të vdekur natyrisht se të gjallë nuk kanë shans!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kur ndërtohej hekurudha Milot-Rrëshen-Klos dhe katandisja në ditët e sotme
Dita Ndërkombëtare e Televizionit, Dom Artur Jaku mesazh të fortë: Jepini zë të pafuqishmëve, mos u bëni autoparlant për gënjeshtrën »
Article Logic
Execution time: 0.029732942581177
array(1) { ["section"]=> string(92) "turpi-me-3-mije-lekeshin-qe-i-kerkonin-per-te-hyre-ne-teater-shfaqet-diva-tinka-kurti-100328" }