Turqia bllokon Twitter dhe YouTube për ekspozimin e imazheve të prokurorit Kiraz

Publikuar tek: bota, më 17:09 06-04-2015 Turqia bllokon Twitter dhe YouTube për ekspozimin e imazheve të prokurorit Kiraz

Turqia ka bllokuar rrjetet sociale “Twitter”, “YouTube” dhe “Facebook”, pasi kanë publikuar pamje të pengut të prokurorit turk Mehmet Selim Kiraz.

“Facebook” ka mundur që të bëhet i aksesueshëm pasi ka hequr përmbajtjen terrorizuese, ndërsa “Twitter” dhe “YouTube” kanë refuzuar që t’i fshijnë, ndaj do të vazhdojnë  të mbeten të bllokuara nga Gjykata e Stambollit. Zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalin shprehet se prokuroria e ka konsideruar publikimin e pengut të prokurorit si propagandë ndaj terrorizmit. Zëdhënësi i Shoqatës për ofrimin e aksesit, Bulent Kent ka lëshuar një urdhër për bllokimin e 166 sajteve që kanë përdorur imazhe nga pengu i prokurorit.

Ndërsa, vitin e kaluar nga data 20 deri më 27 mars, pak përpara zgjedhjeve elektorale, autoritetet e Ankarasë ndaluan aksesin në këto rrjete sociale. Prokurori Mehmet Selim Kiraz u mor peng nga grupi terrorist “DHKP-C”, i cili ishte në krye të hetimeve për vrasjen e 15 vjeçarit Berkim Elvan në vitin 2013.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018150091171265
array(1) { ["section"]=> string(85) "turqia-bllokon-twitter-dhe-youtube-per-ekspozimin-e-imazheve-te-prokurorit-kiraz-7974" }