Turqia konfirmon kandidaturën për organizimin e Euro 2024, shihet favorite

Publikuar tek: sport, më 12:36 15-02-2017 Turqia konfirmon kandidaturën për organizimin e Euro 2024, shihet favorite Yıldırım Demirören

Presidenti i Federatës Turke të Futbollit (TFF), Yıldırım Demirören, ka njoftuar se do të aplikojë më 2 mars për organizimin e kampionatit europian “Euro 2024”.

Ky aplikim ka marrë edhe mbështetjen e qeverisë turke, ndërsa është hera e katërt që Turqia kërkon organzimin e këtij kompeticioni.

Njoftimi është bërë i ditur gjatë një takimi mes kreut të TFF-së, Demirören dhe ministrit turk të Sportit dhe Rinisë, Akif Çağatay Kılıç, i zhvilluar në Riva të Stambollit.

"Jemi këtu për një punë të mirë si për Turqinë ashtu edhe për futbollin turk. Kemi aplikuar 3 herë dhe kjo do të jetë hera e katërt për këtë aplikim. Shpresojmë që më 2 mars të bëjmë zyrtare këtë aplikim. Përfundimi do të publikohet në shtator të vitit 2018. Turqia është i vetmi vend në botë që ka investuar në 32 stadiume në pak vitet e fundit. Në aplikimet e mëparshme për fat të keq kemi humbur për një votë. Këtë herë mendoj që e meritojmë këtë gjë. Për këtë nisëm këtë rrugëtim", ka shtuar ai.

Bazuar në kërkesat e UEFA-s, nevojiten që shteti aplikues të ketë në dispozicion nëntë ose dhjetë stadiume, dy ose tre prej tyre me kapacitet të paktën 50 mijë vende, njëri preferohet me minimum 60 mijë vende, tre stadiume me kapacitet 40 mijë vende dhe katër me të paktën 30 mijë vende për tifozët.

Stadiumet turke i plotësojnë kërkesat e UEFA-s:

Atatürk Olympic Stadium, İstanbul - 76,092

Türk Telekom Arena, İstanbul - 52,652

İzmir Atatürk Stadium, İzmir - 51,295

Şükrü Saracoğlu Stadium, İstanbul - 50,509

Konya Büyükşehir Stadium, Konya - 42,276

Timsah Arena, Bursa - 43,331

Vodafone Arena, İstanbul - 41,903

Şenol Güneş Stadium, Trabzon - 41,513

Gaziantep Arena, Gaziantep - 35.574

Yeni Eskişehir Atatürk Stadyumu, Eskişehir - 34,930

Kadir Has Stadium, Kayseri - 32,864

Antalya Arena, Antalya - 32,539

Deri më tani Turqia është kandidati i vetëm zyrtar, ndërsa pritet që të aplikjnë për Euro 2024 Gjermania, vendet nordike (Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Danimarkë) dhe Hollanda.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy muaj pa marrë pagat, presidenti i FSHF-së ndëshkon administratën
Luiza Gega na bën sërish krenarë, fiton një tjetër medalje »
Article Logic
Execution time: 0.018721103668213
array(1) { ["section"]=> string(79) "turqia-konfirmon-kandidaturen-per-organizimin-e-euro-2024-shihet-favorite-68781" }