Turqia tërhiqet nga deklarata se sulmin në Gaziantep e organizoi ISIS

Publikuar tek: bota, më 16:30 23-08-2016 Turqia tërhiqet nga deklarata se sulmin në Gaziantep e organizoi ISIS

Turqia po i tërheq deklaratat se sulmi i së shtunës në një dasmë kurde, ku humbën jetën 54 vetë, ishte akt vetëvrasës nga një fëmijë i dërguar nga Shteti Islamik. Askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin, por mënyra e realizimit të shpërthimit dhe bomba e përdorur janë të ngjashme me shpërthime të tjera për të cilat është fajësuar Shteti Islamik në të kaluarën.

“Lidhur me sulmin, pa diskutim ishte një shpërthim i fuqishëm. Por ende nuk kemi gjetur gjurmë të autorit. Deri tani janë vetëm hamendësi të bazuara në rrëfimet e dëshmitarëve. Nuk është mirë të bëhen hamendësi për autorin e sulmit dhe organizatën që e mbështeste. Nuk mund ta mbështesim këtë praktikë, pasi nuk i shërben informimit korrekt të opnionit,” tha kryeministri i Turqisë Binali Yildirim.

Presidenti turk Reçep Tayyip Erdogan e ka përshkruar autorin e sulmit si një djalë 12-14 vjeç të dërguar nga ISIS. Thuajse të gjitha viktimat ishin kurdë nën moshën 18 vjeç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03252100944519
array(1) { ["section"]=> string(75) "turqia-terhiqet-nga-deklarata-se-sulmin-ne-gaziantep-e-organizoi-isis-50632" }