Turqit dhe italianët dynden drejt Shqipërisë për të punuar

Publikuar tek: ekonomi, më 15:26 17-04-2017 Turqit dhe italianët dynden drejt Shqipërisë për të punuar

Turqit dhe italianët preferojnë Shqipërinë për të punuar. Këtë e tregojnë dhe të dhënat zyrtare për vitin 2016 ku shtetasit me origjinë turke zunë 28% të të huajve që kanë zgjedhur të punojnë në vendin tonë vitin e kaluar, ndërsa italianët rreth 23%.

Kjo lidhet kryesisht me aktivitetin e shërbimeve apo edhe të ndërtimit, që përbëjnë edhe fushat më të pëlqyera nga të huajt.

Të dhënat e siguruara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (Shërbimi Kombëtar i Punës) tregojnë se lista e të huajve të punësuar në vend në 2016-n e vijon me shtetasit shqiptarë të Kosovës (7%), por edhe ata kinezë (6%) e grekë  (5%). Më të paktë në numër janë ata kanadezë, egjiptianë, maqedonas apo edhe indianë, shkruan Monitor.

Në total, për vitin 2016, u llogaritën 3,326 leje të reja për shtetas të huaj, me një rritje prej 6% në krahasim me një vit më parë.

Pjesa më e madhe e lejeve (rreth 40.5%) janë në rajonin e Tiranës, por ka edhe në Durrës (10% e Totalit), Lezhë (7%), etj. Nga 3.326 shtetasit e huaj të punësuar për 2016, rezulton se 1,825 janë të pajisur me leje  pune dhe 1,501 të tjerë me vërtetime deklarimi për punësim, shkruan Monitor.

Sipas ligjit shqiptar, shtetasit e huaj që dëshirojnë të punojnë në Shqipëri para fillimit të punës pajisen me një leje pune, ku të përjashtuar nga ky detyrim janë vetëm shtetasit e Bashkimit Europian,  shtetasit e zonës Shengen, shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe shtetasit e Republikës së Kosovës dhe ata të Republikës së Serbisë me përkatësi etnike shqiptare, të cilët para fillimit të punës pajisen me një Vërtetim deklarimi për punësim.

Në rritjen e numrit të të huajve të punësuar në Shqipëri ka ndikuar padyshim ndërtimi i veprave të mëdha në sektorin e energjisë, siç është gazsjellësi TAP, apo edhe HEC-et mbi lumin Devoll.

 rhdhz.pngcbfd.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025366067886353
array(1) { ["section"]=> string(64) "turqit-dhe-italianet-dynden-drejt-shqiperise-per-te-punuar-75462" }