Tursitët kosovarë po braktisin Shqipërinë, këto janë arsyet

Publikuar tek: ekonomi, më 15:36 25-10-2017 Tursitët kosovarë po braktisin Shqipërinë, këto janë arsyet

Baza e kërkesës turistike në Shqipëri është tronditur teksa të dhënat e 9-mujorit treguan për rënie me 20% të turistëve nga Kosova, një sinjal alarmant për trendin në vijim të turizmit.

“Ne kemi raportuar së fundmi për një fluks në rënie të turistëve nga Kosova në drejtim të Shqipërisë dhe orientimin e tyre në vendet tjera kryesisht, Turqi, Mal të Zi, Kroaci dhe Greqi”, raportoi për ‘Monitor’, Zekirja Shabani, gazetar i ekonomisë ne gazetën Fjala.

Pas informacioneve të marra nga agjencitë turistike të Kosovës, Shabani tha se, Shqipëria mbetet si destinacioni kryesor i turistëve nga Kosova, megjithatë ofertat në rritje me çmime më të leverdishme nga vendet tjera po i tërheqin një pjesë të mirë të shqiptarëve të Kosovës, duke i larguar ata nga turizmi tradicional në Shqipëri.

Për pushimet verore vërehet se ka rritje të kërkesës nga ana e shtetasve të Kosovës për shërbime më cilësore, ndërsa oferta ka mbetur e pandryshuar për shumë vite në bregdetin shqiptar.

Por agjencitë e Kosovës zbardhin një trend të ri. Shqiptarët përtej kufirit po braktisin Shqipërinë edhe për turizmin e fundjavave, shkruan Monitor.al. Ndryshe nga cfarë ka qenë deri në fillim të vitit, Shqipëria po zëvendësohet edhe për vizitat gjatë fundjavës me Maqedoninë.

Agjencitë e Kosovës pohojnë si arsye në një shkallë të madhe, në braktisjen e Shqipërisë nga shtetasit e Kosovës, çmimet ulëta që kanë ofruar vendet e tjera.

Por gjithashtu ata kanë shumë rezerva edhe për cilësinë e shërbimit në Shqipëri. Agjencitë e kanë pohuar se po i vjen fundi turizmit patriotik që në masë të madhe ka qenë deri më tani.

Sipas tyre, Shqipëria duhet t’i trajtojë shtetasit e Kosovës njësoj, për të mos thënë edhe më mirë se turistët polakë, çekë, apo rusë, të cilët së fundmi po shihen si zëvendësim, duke u ofruar shërbim më cilësor dhe atraksione më të mëdha.

Gjithashtu agjencitë pohojnë se për një pjesë të madhe të turistëve nga Kosova, oferta turistike është maturuar. Familje dhe individë që për 10 vite rresht kanë pushuar në Shqipëri, kanë nisur të zgjedhin destinacione të reja dhe më ekonomike.

Sipas të dhënave nga INSTAT, numri i hyrjeve të shtetasve nga Kosova për 9-mujorin ka rënë me 22%, ose 426 mijë pushues më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Pavarësisht rënies, turistët nga Kosova vijojnë të zënë peshën kryesore, me 36% të hyrjeve për 9-mujorin, dukshëm më ulët se pesha prej 48% që ata zinin në 2016-n. Në total 1.5 milionë shtetas nga Kosova hynë në Shqipëri për periudhën janar-shtator.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023818969726562
array(1) { ["section"]=> string(64) "tursitet-kosovare-po-braktisin-shqiperine-keto-jane-arsyet-97173" }