"Tv Klan" dhe Partia Demokratike përplasen për lejet e ndërtimit: Opozita bëhet me burra dhe jo me fëmijë

Publikuar tek: politike, më 20:32 03-11-2015

Gjashtë lejet e ndërtimit të cilat kanë shkaktuar akuza dhe kundërakuza mes qeverisë dhe Partisë Demokratike kanë përfshirë edhe televizionin Klan.

Në debatin ku opozita akuzon kryeministrin Rama se ka dhënë 6 leje ndërtimi nga 30 në total, ndër to edhe biznesmenit Mihal Delijorgji, Tv Klan ka publikuar disa dokumenta ku duket firma e nënkryetarit të bashkisë Enno Bozdo ku i kërkohej kryeministrit Rama që të procedohej me 30 dosje për leje ndërtimi në Tiranë, nga të cilat më pas u dhanë vetëm gjashtë.

Kjo duhet se është “qefmbetja” e opozitës që akuzon Tv Klan për censurë ndaj saj, ndërsa televizioni reagon duke kërkuar falje ndërsa shprehet se “opozita bëhet me burra dhe jo me fëmijë”.

Reagimi i Tv Klan:

“Partia Demkratike, në përpjekjet për t’ia faturuar Kryeministrit Rama dhënien e disa lejeve zhvillimore, ka kritikuar sot edhe Televizionin Klan për censurë. ‘TV Klan’, dje në kronikën e tij, ka cituar deklaratën e Partisë Demokratike, ku ajo thotë se, Edi Rama gënjeu shqiptarët duke dashur t’i ikë përgjegjësisë për lejet e ndërtimit që ka dhënë me firmën e tij dhe se Lulzim Basha nuk ka dhënë asnjë prej këtyre lejeve të ndërtimit.

Nga ana tjetër, kemi dhënë dhe reagimin e qeverisë, që nëpërmjet një dokumenti të firmosur nga Enno Bozdo, në emër të Bashkisë së Tiranës dhe Shoqatës së Ndërtuesve i kërkohej Edi Ramës, si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit që t’u jepte leje ndërtimi disa kompanive të cilat dosjet e tyre ishin përgatitur në bashki para datës se hyrjes në fuqi të vendimit për bllokim të lejeve nga ana e Ramës.

Pra Klan ka dhënë të dy qëndrimet; PD ­në që thotë që lejet nuk i ka dhënë Basha dhe Ramën që thotë që lejet mi ka kërkuar Bashkia që t’i jap, me kërkesë e firmë të Enno Bozdos. Jo vetëm me zë, por edhe me figurë janë paraqitur 2 dokumentet të filmuara. Kronika gjendet e plotë edhe në internet.

Ne nuk e kuptojmë ku qëndron censuara e Klan këtu, por si duket kompleksi për firmat e hedhura dhe paburrëria për t’i qëndruar me dinjitet atyre çka kanë rënë dakort kur ishin në atë zyre, i detyron t’ia faturojnë ‘TV Klanit’ si censurë.

Megjithatë, meqenëse PD na ka akuzuar për censurë, pavarësisht të vërtetës, ne i kërkojmë ndjesë dhe i premtojmë që nuk do ta përsërisim më. Por në fund duam t’i themi një gjë, që opozita bëhet me burra dhe jo me fëmijë që çfarë të thonë në mëngjes nuk ta thonë në mbrëmje”.

Menjëherë pas kësaj, Partia Demokratike ka reaguar me anë të një njoftimi për shtyp:

"Partia Demokratike shpreh keqardhjen për qendrimin e përsëritur editorial të televizionit Klan kundër opozitës, të pabazuar në fakte e aspak objektiv. Shtrembërimi i realitetit sipas axhendës personale është sherbimi më i keq që mund të bëjë një media. Edhe më keq, kur vihesh totalisht në shërbim të qeverisë dhe sulmon opozitën, mbi sajesa. Por ka akoma edhe më keq, kur premton publikisht se nuk do censurosh më, ndërkohe që brenda të njëjtës sulm-kronike paraqet të gjymtuar deklaratën e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike nuk mund të shantazhohet. Vlerat e lirisë dhe historia e kësaj force politike qendrojnë lart e janë të pangjashme me interesat e ditës së kujtdo pronari mediash".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shitje tokash e agjenci imobiliare, PD e Pogradecit futet në sherr, dualitet mes Balliut e Kadillit
Pitella: Me rëndësi të ketë lidera si Meta e Rama. Kryetari i Kuvendit: Me interes progres raporti »
Article Logic
Execution time: 0.017836093902588
array(1) { ["section"]=> string(108) "tv-klan-dhe-partia-demokratike-perplasen-per-lejet-e-ndertimit-opozita-behet-me-burra-dhe-jo-me-femije-24571" }