TVSH, batutat ngacmuese të Enkel Demit dhe skandali i pranuar nga Rama

Publikuar tek: politike, më 20:52 29-02-2016 TVSH, batutat ngacmuese të Enkel Demit dhe skandali i pranuar nga Rama

Kryeministri Edi Rama është sot përballë “armikut të partisë” siç e cilësoi ai, gazetarit Enkel Demi në TVSH. Shpotitës dhe ngacmues ka qenë qysh në hyrje të intervistës gazetari me Ramën i cili ka pohuar përpara të gjithëve se nuk e sheh TVSH, paçka se kjo, e pranuar edhe nga vetë shefi i kabinetit, përbën një skandal.

Rama: Falemnderit për bujarinë e lëshimit të vendit sepse isha ters dhe të doja majtas.

Demi: E majta nuk më ka pëlqyer ndonjëherë. Ikin vitet edhe ja ku u bashkuam prapë.

Rama: Nuk e pashë TVSH.

Demi: E lanë,  pastruan, bënë gjithë ato gjëra që ti vije re...

Rama: Nëse ka dicka që nuk ka ende asgjë nga rilindja është TVSH. Nuk ka asgjë nga rilindja në kuptimin e domosdsodshmërisë që të rilindë TVSH dhe të fitojë pozicionet e shumta që ka humbur gjithë këto vite. Faktikisht e ka pasur të pamundur të funksionojë. Ne jemi bllokuar për më shumë se dy vjet nga pamundësia për të zgjedhur drejtorin e përgjithshëm dhe duke i dhënë fund këtij stanjacioni të imponuar nga pakica bllokuese, duke i hapur rrugën kalimit në parlament për një zgjidhje të paarsyeshme. Le të mjaftojë shumica e thjeshtë të zgjedhë drejtorin. Eshtë cështje strategjie dhe projekti që mesa kam dëgjyar nga anëtarët e këshillit ia vlen të investohet.

....

Rama: Nuk jam marrë asnjëherë me TVSH dhe duhet të më besoni se asnjëherë nuk kam ndërhyrë dhe sado që nuk jam krenar për këtë as nuk e shoh tvsh. Dhe nuk e shoh jo për një paragjykim por me gjykimin se është larg të qenit të publikut.

Demi: Kjo është një arsye për ta parë. Edhe ndeshjet e kombëtares ne I shfaqim. Ndryshimi I ligjit është bërë pa opozitën. Procesi do të fillojë nga fillimi?

Rama: Besoj se po. Do të jetë mes Malajt dhe Gëllcit.

Demi: Nuk është skandal që nuk shifni TVSH?

Rama: Eshtë skandal por është e vërteta dhe kjo e vërtetë lidhet me faktin që nuk është një shërbim public I mirëfillte dhe cilësor është një kanal komunikimi dhe informimi që prej shumë vitesh jeton në një lartësi të padurueshme.

Për të blerë këto stolat duhet të bëjmë tender…

Ka shumë gjëra që diskutohen por mbetet nevoja për një shërbim publik të mirëfillte dhe një TVSH që të jetë konkurruese dhe të funksionojë me nevojën për tu menaxhuar me talent, kurajo dhe aftësi të mëdha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ligji i pronave, PD kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, Tabaku: Pse është antikushtetues
Rama tregon planin A dhe atë “sekret” B për Reformën në Drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.022156000137329
array(1) { ["section"]=> string(75) "tvsh-batutat-ngacmuese-te-enkel-demit-dhe-skandali-i-pranuar-nga-rama-33859" }