TVSH-ja ka hyrë në fuqi nga 1 prilli, TATIMET japin 7 udhëzime për BIZNESETqë nuk duhen anashkaluar kurrsesi

Publikuar tek: ekonomi, më 08:28 12-04-2018 TVSH-ja ka hyrë në fuqi nga 1 prilli, TATIMET japin 7 udhëzime për BIZNESETqë nuk duhen anashkaluar kurrsesi Drejtoria e Tatimeve

Duke filluar nga data 1 prill 2018 kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Administrata Tatimore bën me dije se i ka regjistruar bizneset regjistruar automatikisht në skemën e TVSH-së ndërsa i udhëzon të ndjekin me kujdes hapat sqarues të mëposhtëm:

1. Ndryshoni shkallën tatimore në pajisjen tuaj fiskale, duke vendosur masën 20% apo shkallët e reduktuara sipas fushës së veprimtarisë tuaj.
2. Për mallrat gjendje, që dispononi me qëllim për t’u shitur, në vijim do të llogaritet TVSH-ja në shitje. Inventari i mallrave gjendje më datë 31.03.2018, duhet të dorëzohet në
drejtorinë rajonale tatimore në të cilën jeni i regjistruar si dhe do të ngarkohet në e-Filing, tek rubrika “Çështjet e mia”, brenda datës 30 Prill 2018.
3. Merrni masat të pajiseni me blloqe të faturave tatimore, që mund t’i tërhiqni pranëdrejtorisë rajonale tatimore ku jeni i regjistruar. Faturat tatimore, duhet të përdoren në të
gjitha rastet kur do të kryeni transaksione me vlerë mbi 40,000 lekë dhe/ose nën këtë vlerë kur e kërkon blerësi.
4. Për çdo blerje malli apo shërbimi, duhet të zotëroni faturën përkatëse tatimore të blerjes. Vetëm kështu mund të zbrisni TVSH-në e blerjeve nga TVSH e shitjeve. Gjithashtu,
duhet të justifikoni çdo mall gjendje me faturën përkatëse të blerjes. Faturat me dhe pa TVSH, duhet t’i regjistroni tek Libri i Blerjes, tek kolonat përkatëse.

5. Regjistroni në mënyrë kronologjike në librat e shitjes, çdo faturë tatimore shitjeje të
lëshuar nga ana juaj, si dhe qarkullimin ditor të memorizuar të pajisjes fiskale në një shifër
të vetme.

6. Librat e blerjes dhe të shitjes dorëzohen çdo tre muaj, brenda datës 10 të muajit pasardhës të tremujorit përkatës. Afati i parë i deklarimit të librave të blerjes dhe shitjes është data 10 Korrik 2018, për periudhat tatimore: Prill- Maj-Qershor 2018.

7. Deklaratat e TVSH-së plotësohen mbi bazën e të dhënave mujore të librave të blerjes dhe
shitjes. Ato duhet të dorëzohen çdo tre muaj, brenda datës 14 të muajit pasardhës të tremujorit përkatës. Konkretisht për muajt: Prill-Maj - Qershor 2018, afati i parë i këtij deklarimi është data 14 Korrik 2018. Për muajt: Korrik- Gusht - Shtator 2018, afati i
deklarimit është data 14 Tetor 2018. Për muajt Tetor – Nëntor - Dhjetor 2018 afati është data 14 janar 2019.

“Administrata Tatimore ju inkurajon të merrni pjesë në trajnimet që po zhvillohen në çdo drejtori rajonale tatimore, lidhur me përfshirjen e bisnesit të vogël në skemën e TVSH –së.

Gjithashtu, për çdo pyetje apo paqartësi mund të telefononi në numrin e gjelbër, pa pagesë 0800 00 02, si dhe të vizitoni Këndet e Asistencës të dedikuara për biznesin e vogël”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjiknuri nga Kuçova: Statusi i naftëtarit? Me prioritet punonjësit e Ballshit (Çfarë tha për operacionin e SHELL)
»
Article Logic
Execution time: 0.0043890476226807
array(1) { ["section"]=> string(114) "tvsh-ja-ka-hyre-ne-fuqi-nga-1-prilli-tatimet-japin-7-udhezime-per-biznesetqe-nuk-duhen-anashkaluar-kurrsesi-116588" }