U 21/Plas sherri në fushë, grushta mes futbollistëve shqiptarë dhe grekë

Publikuar tek: sport, më 20:03 02-09-2016 U 21/Plas sherri në fushë, grushta mes futbollistëve shqiptarë dhe grekë

Kombëtarja Shqiptare e Shpresave ka luajtur ditën e sotme me Greqinë, takim i vlefshëm për eliminatoret e europianit 2017.

Të parët shënuan kuqezinjtë e Redi Jupit me Liridon Latifin në minutën e 22-të, por në përfundim të fraksionit të parë të lojës ka pasur një sherr të madh mes kuqezinjve dhe grekëve, shkruan Newsport.al.

Dy minuta pasi Shkalla kishte dalë jashtë fushës së lojës me të kuq, arbitri i ndeshjes akordoi 11-metërsh për Greqinë. Ky ka qenë pikërisht momenti ku ka pasur një përplasje të ashpër të futbollistëve të Kombëtares U-21 me përfaqësuesen U-21 të Greqisë.

Në fushë kanë hyrë edhe stafet e Kombëtareve për të ndarë futbollistët. Takimi është ndërprerë për disa minuta, dhe ka rinisur vetëm kur është qetësuar gjendja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetarja e Supersport i bën provim në spanjisht Carlo Ancelotti-t
Lojtarët e Kosovës në Finlandë për ndeshjen, dërgojnë një mesazh të bukur për të gjithë shqiptarët »
Article Logic
Execution time: 0.030617952346802
array(1) { ["section"]=> string(77) "u-21-plas-sherri-ne-fushe-grushta-mes-futbollisteve-shqiptare-dhe-greke-51706" }