U akuzua se liroi vëllain e kryetarit të Bashkisë, Pjerin Ndreu: Ju dhëntë zoti shëndet se trutë ju paskan lënë

Publikuar tek: politike, më 12:29 20-04-2016 U akuzua se liroi vëllain e kryetarit të Bashkisë, Pjerin Ndreu: Ju dhëntë zoti shëndet se trutë ju paskan lënë Pjerin Ndreu ne Dardhe

Pas deklaratës së kreut të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj i cili akuzoi deputetin e PS Pjerin Ndreu se ka liruar sipas tij vëllain  e kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrës, Albert Tuci, person me precedent penal, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge me 7 vite burg, ka reaguar deputeti socialist.

“PD paska lajthit me kuç e me maç”, thotë Ndreu në reagimin e tij ndërsa shton: “Po çfarë lidhje kam unë me shoqërimin e vëllait të kryetarit të bashkisë Fush Arrës apo me lirimin e tij kur une kam ardhe në një aktivitet në fshatin Dardhë. Aktivitet i pasqyruar në fb para një ore dhe i filmuar nga gazetari i News 24 Armir Mehaj. Thashethemet e tavolinave janë arsye për të akuzu me argumente të paqena ? Ju dhaftë zoti shendet se truë ju paskan lënë! Parti që nuk nguron me thënë idiotesi në publik nuk i hy në punë as dreqit ! Keqardhje për mjerimin që ka pllakosur në PD”, përmbyll reagimin e tij Ndreu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alibeaj: Ligji është i pabarabartë, favorizon njërëzit e pushtetit
Meta pret ambasadorin e Austrisë: Marrim në konsideratë ekspertizën e kompanive austriake »
Article Logic
Execution time: 0.018388032913208
array(1) { ["section"]=> string(115) "u-akuzua-se-liroi-vellain-e-kryetarit-te-bashkise-pjerin-ndreu-ju-dhente-zoti-shendet-se-trute-ju-paskan-lene-38162" }