U arrestua me bujë, lirohet nga burgu ndërtuesi i fuqishëm i TIRANËS

Publikuar tek: aktualitet, më 13:20 23-05-2018 U arrestua me bujë, lirohet nga burgu ndërtuesi i fuqishëm i TIRANËS Foto ilustruese

Ndërtuesi i njohur Dritan Llanaj, pronar i firmës ndërtuese “Mesapliku 05 shpk”, lë qelinë raporton newsbomb.al.

Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Llanajt por sot Gjykata e Apelit e ka lënë të lirë duke i ndryshuar masën në “detyrim paraqitje”.

Mbi ndërtuesin, rëndonin tre akuza: Ndërtim i paligjishëm (zona e Unazës së Re), falsifikim dokumentash dhe mashtrim me pasoja të rënda.

Ndërtuesi është një emër jo pak i njohur për familjet kryeqytetase të cilat e kanë akuzuar vazhdimisht për mashtrim duke dalë madje edhe në protesta, shkruan neësbomb.al.

Banorët e Unazës së Re nga oborri i Prokurorisë së Tiranës e kanë denoncuar ndërtuesin një vit më parë, në qershor të 2017-ës. Banorët akuzonin Llanajn se u mori truallin e tokës dhe nuk u dha apartamentet dhe dyqanet që u takonin duke i lënë duarbosh.

Të gjitha apartamentet sipas banorëve janë shitur dhe gjithçka është falsifikuar. Por pavarësisht bujës së arrestimit më datë 10 maj 2018, në zyrën e tij të punës në zonën e Tiranës së Re, sot, Llanaj është lënë i lirë/ newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.099570035934448
array(1) { ["section"]=> string(74) "u-arrestua-me-buje-lirohet-nga-burgu-ndertuesi-i-fuqishem-i-tiranes-121815" }