U arrestua në Kukës, kush është i riu që kërkohej nga INTERPOL-i

Publikuar tek: aktualitet, më 15:42 29-08-2018 U arrestua në Kukës, kush është i riu që kërkohej nga INTERPOL-i

Vetëm dy javë më parë 22-vjeçari nga Mitrovica, Muhamed Murseli u arrestua në Kukës të Shqipërisë. 22-vjeçari kërkohej nga interpoli pasi akuzohet për vrasjen e një personi në Suedi.

Më 3 korrik të këtij viti kosovari vrau një person në lagjen Vivalla në Orebro të Suedisë.

Gjithashtu së bashku me 22-vjeçarin është shpallur në kërkim edhe 31-vjeçari irakian Ramadan Ramadan, i cili kuzohet për vrasjen e një personi tjetër në të njëjtin rast.

Pasi janë të filmuar nga kamerat teksa kryenin krimin, të dy u shpallën në kërkim, por momentalisht është arrestuar vetëm kosovari, ndërsa INTERPOL-i po punon për arrestimin e irakianit.

Në këtë vrasje, shkaku i të cilës ende nuk dihet janë përfshirë edhe 4 persona të tjerë, nga të cilët është arrestuar vetëm njëri prej tyre, rreth të 30-tave.

Mediat suedeze raportojnë se ky person ka lidhje sekrete terroriste me ISIS, pasi sipas tyre ka qenë më parë në Siri, ku ka marrë pjesë në beteja.

Ndërsa sipas njoftimit të policisë së Shqipërisë më datë 14 gusht 2018, u bë arrestimi provizor i shtetasit në kërkim M.M., 22 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, pasi Gjykata Orebro Stockholm, Suedi, ka lëshuar urdhër “Arresti ndërkombëtar”, i dyshuar për veprën penale “Vrasja”. Rasti do të ndiqet sipas Nenit 3/1 të Kodit Penal Suedez.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.24880003929138
array(1) { ["section"]=> string(70) "u-arrestua-ne-kukes-kush-eshte-i-riu-qe-kerkohej-nga-interpol-i-132550" }