U arrestua si vrasësi me pagesë i Devi Kasmit, zbardhet dëshmia e grekut: Në Shqipëri erdha për qejf

Publikuar tek: kulture-art, më 13:22 03-02-2018 U arrestua si vrasësi me pagesë i Devi Kasmit, zbardhet dëshmia e grekut: Në Shqipëri erdha për qejf

Zbardhet dëshmia e Efthymiou Efthymious, 41 vjeçarit nga Greqia i cili u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës si ekzekutori i Devi Kasmi mbi trupin e të cilit zbrazi 5 plumba.

Para inspektorëve, Efthymious mësohet të ketë mohuar akuzën si i dyshuar për vrasjen e Kasmit në Tiranë dhe ka sqaruar se në Shqipëri ka ardhur për qejf.

“Jam i shokuar nga arrestimi. Nuk kam lidhje me vrasjen pasi në Shqipëri kam ardhur për qejf jo për të kryer krim”, mësohet të ketë deklaruar para hetuesëve Efthymiou Efthymious.

Ndërkohë, greku nuk ka dhënë sqarime nëse njihej me Devi Kasmin, apo për debatin që ka patur mes tyre pak ditë para vrasjes në palestrën e viktimës, i faktuar si detaj edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë së palestrës. Greku ka pranuar se njihet me njërin edhe me një nga personat e arrestuar bashkë me të nga policia e Tiranës. 

Nga ana tjetër mësohet se Efthymious mësohet se ka ardhur në Shqipëri para dy muajsh dhe gjatë kësaj periudhe ka qëndruar në një një shtëpi me qira te Unaza e Re në Tiranë.

Po ashtu, deri tani mësohet se për këtë vrasje greku është paguar me një shumë prej 25 mijë eurosh, para që i janë gjetur nga policia pas kontrollit nga policia.

Më herët Efthymiou Efthymious ka punuar si punonjës i forcave speciale policore greke. Ai ka mbajtur këtë detyrë nga vitit 1992 deri 2012 kur është përjashtuar nga kjo strukturë pasi është konstatuar se merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana, një qytet që nuk duhet humbur/ Artikulli nga MadameBetterFly në Itali
1-vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit Dritëro Agolli, mbillen 20 selvi në Parkun e Liqenit Artificial »
Article Logic
Execution time: 0.022722005844116
array(1) { ["section"]=> string(105) "u-arrestua-si-vrasesi-me-pagese-i-devi-kasmit-zbardhet-deshmia-e-grekut-ne-shqiperi-erdha-per-qejf-108975" }