U bë hit me videon sensibilizuese, ja kujt ia dedikon regjisori i njohur shqiptar gjithë suksesin

Publikuar tek: kulture-art, më 14:36 27-01-2018 U bë hit me videon sensibilizuese, ja kujt ia dedikon regjisori i njohur shqiptar gjithë suksesin

Një video sensibilizuese e regjisorit të njohur dhe folësit në radio Xhelil Aliu për mbrojtjen e natyrës u bë “hit” në internet, duke ndërgjegjësuar këdo për përgjegjësinë e sjelljen tonë ndaj saj.

Sakaq, nisur nga suksesi i video-mesazhit, regjisori ka falenderuar të gjithë ata të cilët i adresojnë fjalë të mira që ai në fakt ia dedikon Xhemal Matos, drejtorit të Eco Movement, një luftëtar i palodhur në mbrojtjen e mjedisit siç e cilëson regjisroit.

MESAZHI I PLOTË:

Të nderuar miq e dashamirës të faqes sime në FB. Ka disa ditë që është hedhur këtu një spot për mjedisin dhe pasojat e tij në shëndetin dhe jetën tonë. Ndjekësit e kanë pëlqyer dhe mesa duket janë në një mendje me ata që e kanë ideuar dhe realizuar atë spot sensibilizues. Edhe pse fjalët e mira më adresohen mua, unë dua që këto t’i ndaj me mikun tim, Xhemal Maton, si një ndër luftëtarët e palodhur për mrojtjen e mjedisit në vendin tonë si dhe ideatori dhe realizuesi i atij spoti që po ndiqet me mjaft interes.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHKRIMTARI i madh ISMAIL KADARE më në formë se ndonjëherë, ja ku ndodhet sot
Sekuestrohet 6 kg tritol në Sarandë, zona ku ishte fshehur »
Article Logic
Execution time: 0.029545068740845
array(1) { ["section"]=> string(103) "u-be-hit-me-videon-sensibilizuese-ja-kujt-ia-dedikon-regjisori-i-njohur-shqiptar-gjithe-suksesin-108149" }