U bëra deputete…, po ju tregoj fotot

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:02 19-01-2015 U bëra deputete…, po ju tregoj fotot

Eshtë deputetja më e re e qarkut të Vlorës. Quhet Mira Shehu dhe e mori detyrën e deputetes pas dorëheqjes së detyruar të ish deputetes, aktores Luiza Xhuvani. Por deputetja më e re e ka pasur qejf facebook që herët. Ajo gjithmonë ka qenë aktive në rrjetin social. Dhe ditën e djeshme, do të provonte kënaqësinë e parë në karrigen e deputetes. Ka nxjerrë në profilin e saj në facebook një numër të madh fotografish. Gati një album. Duke treguar sesa e lumtur është që është bërë deputete, (jo me meritë) dhe si e ndan këtë gëzim me kolegët deputetë më të vjetër. Shpresojmë se zonjës Shehu t’I ecë mbarë ky angazhim. E para, sepse mbulon një qark jo pa shumë telashe, dhe e dyta, performanca e saj do të duket jo sa herë del në fotografi në facebook, por sa herë do të ngrejë zërin në kuvend për bashkëqytetarët e saj. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066380500793457
array(1) { ["section"]=> string(38) "u-bera-deputete-po-ju-tregoj-fotot-978" }