“U bëre zyrtarisht gruaja ime. S’ka tani tërc mërc”, mos i humbisni këto letra të shkrimtarit Dritëro për të shoqen

Publikuar tek: kulture-art, më 11:25 11-01-2018 “U bëre zyrtarisht gruaja ime. S’ka tani tërc mërc”, mos i humbisni këto letra të shkrimtarit Dritëro për të shoqen

Elona Agolli, vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli publikon disa letra vërtet të rralla e të bukura që datojnë në vitin 1965, kohë kur babai i saj zyrtarizoi martesën me Sadijen, gruan e jetës.

Janë tre copëza letrash të bukura sa s’ka...

"E dashur Sadije, 
U ktheve në shtëpi e lodhur, po me fitore. U bëre zyrtarisht gruaja ime. S'ka tani tërc mërc. Emrin tim e ke edhe në pashaportë. Bëjmë shaka, se s'ka ndonjë rëndësi një vulë e thatë. Ne edhe sikur mos e kishim atë vulë prap bashkë do të ishim .

Dje, pas celebrimit tonë të famshëm, unë kam qirasur gjithë ata njerëz. Të trashëgohesh, thosh njeri; të trashëgohesh, thosh tjetri. Sikur ne u fejuam dje! Siç duket ajo e djeshmja paska rëndësi dhe u quajtka si martesë.
Lutjen a e bëre? Mos e lër pas dore dhe mos i nënvleftëso formalitetet, si unë, se ngatërron punën siç e ngatërrova unë në zyrën e gjendjes civile në Shkodër. Po më mirë që e bëmë celebrimin në Tiranë, u bë më natyrshëm e më njerzishëm. Edhe Qakua me Vaskën ishin simpatikë. 
Eja papritur ndonjëherë. 
Të puth shumë 
Dritëro 
7.1.1965

" Ngrive ti sot tek autobuzi, moj e dashur ; dimri është stinë e vështirë për dashnorët ! Sa marr udhën për në shtëpi, mendoj për të ardhur prap tek ti. Mua gjithnjë kur nisem më vjen keq që ndahem, dhe pa marrë biletën them me vehte:sikur mos ketë bileta e të ik pasdite !( megjithëse duhet ikur në mëngjez).

Sonte binte dëborë. Dolla në rrugë me republikën e plakut, megjithëse është e vjetër, po ç't'i bënja se më ngrinte koka. Ti ke të ftohtë? Atëherë po të puth fort që mos kesh të ftohtë.

Yti Dritëro 
8 janar 65

"E dashur Sadije , si je , moj gruaja ime e shtrenjtë? Je bërë fare dembele , as shkruan letra , as na vjen nga Tirana . Unë rri këtu vetëm e mërzitem për ty . Kur vij ndonjëherë vonë, në dhomë s'ka dritë, në dhomë është ftohtë. Atëherë them me vehte se po të ishte Sadija ime e dashur nuk do të mbretëronte kjo gjëndje !

Prushi në mangall po më shuhet . Në dhomë po bën ftohtë. Më duket sikur jam brenda në ujë, si peshqit e mij në akuarium .Dua të mbulohem me jorgan, pra, që t'i shpëtoj këtij të ftohti. Prandaj natën e mirë. 
Të puth shumë 
Dritëro 
10.1.1965

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aktori i madh nga Mirdita pushton zemrat e artdashësve në Skoci
Zyliha Miloti s'di të plaket, DIVA SHKODRANE mbush sot 72-vjeç »
Article Logic
Execution time: 0.022451162338257
array(1) { ["section"]=> string(118) "u-bere-zyrtarisht-gruaja-ime-s-ka-tani-terc-merc-mos-i-humbisni-keto-letra-te-shkrimtarit-dritero-per-te-shoqen-106161" }