U dëbuan nga Shqipëria pas informacionit të SHIK në 2008, shtetasit egjiptianë kërkojnë rikthimin

Publikuar tek: barometri, më 07:56 12-03-2018 U dëbuan nga Shqipëria pas informacionit të SHIK në 2008, shtetasit egjiptianë kërkojnë rikthimin

Shtetasi egjiptian Abdelaziz Ibrahim 

Abdelaziz Ibrahim dhe bashkëshortja e tij, së bashku me katër fëmijët nuk rreshtin së kërkuari drejtësi në Shqipëri.

Janë dy shtetas egjiptianë, ku ndër katër fëmijët, i fundit, ka shtetësinë shqiptare. Kanë qëndruar në Shqipëri për 13 vjet ku kanë drejtuar organizatat humanitare Miqësia dhe “komiteti I Botës Islamike”, ku sipas asaj që kanë deklaruar në gjykatën kushtetuese në vitin 2015, puna e tyre përqëndrohej në shpërndarjen e ndihmave ekonomike për jetimët, organizim kursesh dhe aktivitete educative dhe ndërtimin e objekteve të kultit.

Por në vitin 2008, Abdelaziz Ibrahimit dhe bashkëshortes së tij Hanem Mohamed, së bashku me fëmijët, nuk iu rinovua leja, dhe u dëbuan nga Shqipëria. Qe prej atij viti, filloi kalvari i gjyqeve me shtetin shqiptar, ndërkohë që gjithë familja kërkon rikthimin në Shqipëri.

Gjykata Kushtetuese vendosi që çështjen tia kthejë për shqyrtim gjykatës së lartë, dhe në fund të marsit, në datën 27, gjykata e lartë do të vendosë nëse këta shtetas, do të vendosen ose jo në Shqiperi. Në mars 2008 drejtoria e Kufirit në Policinë e Shtetit nuk ua rinovoi atyre lejet e qendrimit, raporton newsbomb.al. Edhe pse familja kërkoi një argument me shkrim, askush nuk I dha përgjigje.

Ata u detyruan të lënë vendin, por hapën proces gjyqësor. Në gjykatë, zyrtarët e policisë së shtetit deklaruan se leja e qëndrimit nuk iu rinovua pas informacioneve të dhëna nga Sherbimi Informativ Kombëtar në atë kohë, për personat e tyre. Kujtojmë se në vitin 2008, në Shqipëri, pas bashkëpunimit me ndërkombëtarët, filloi një “luftë” kundër organizatave dhe individeve islamikë që kishin gjetur strehë në Shqipëri.

Policia nuk dha shumë detaje, ndaj gjykata Kushtetuese, vlerësoi se kërkesa e tij është e ligjshme dhe procesi ligjor I rregullt është shkelur, ndaj do të trajtohet sërish në mars 2018.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034787893295288
array(1) { ["section"]=> string(103) "u-debuan-nga-shqiperia-pas-informacionit-te-shik-ne-2008-shtetasit-egjiptiane-kerkojne-rikthimin-112955" }