U dëmtua rëndë dhe u dërgua me urgjencë mbrëmë nga Shkodra në Tiranë, flet pas operacionit Ermir Lenjani

Publikuar tek: sport, më 09:46 10-10-2016 U dëmtua rëndë dhe u dërgua me urgjencë mbrëmë nga Shkodra në Tiranë, flet pas operacionit Ermir Lenjani Lenjani ne spital

Futbollisti i kombëtares shqiptare mbrëmjen e djeshme në ndeshjen me Spanjën në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës u dëmtua duke marrë një çarje të fortë në zonën e veshit. Stafi e pa të arsyeshme ta dërgonte për mjekim më të specializuar në spitalin e Tiranës dhe tanimë duket se çdo gjë ka shkuar drejt normalitetit pas një operimi.

Lenjani nuk rri pa komentuar edhe ndeshjen duke thënë se ishte mëkat që humbëm por premton për fitore.

“Faleminderit mjekëve të spitalit në Tiranë të gjithëve për kujdesin. Operimi ka shkuar mirë dhe tani jam në gjendje të mirë. Mëkat që humbëm ndeshjen por do të rikthehemi tek fitoret. Gjithashtu ju falënderoj për mesazhet e dërguara në adresë timen. #EL3”, shkruan futbollisti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet skema si na asfiksuan spanjollët, zbulohet strategjia që përdori trajneri spanjoll
Mediat spanjolle “masakrojnë" Pique': Ja veprimi i tij gjatë ndeshjes me Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.25202798843384
array(1) { ["section"]=> string(109) "u-demtua-rende-dhe-u-dergua-me-urgjence-mbreme-nga-shkodra-ne-tirane-flet-pas-operacionit-ermir-lenjani-55657" }