U dorëhoq biznesmeni i suksesshëm, ja kush e zëvendëson deputetin e PDIU në Elbasan

Publikuar tek: politike, më 18:11 30-11-2017 U dorëhoq biznesmeni i suksesshëm, ja kush e zëvendëson deputetin e PDIU në Elbasan

Bujar Muça në mënyrë befasuese ditën e sotme kërkoi në KQZ dorëheqjen nga posti i tij si deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Por menjëherë pas këtij vendimi të Muçës, kanë filluar aludimet e para për emrin që mund të zëvendësojë atë në parlament.

Sipas listës zgjedhore që PDIU ka depozituar në Parlament e treta në radhë është zonja Elena Xhina. Në bazë edhe të kodit zgjdhor, mandati i Bujar Muçës i takon znj.Xhina, shkruan newsbomb.al.

Elena Xhina është me profesion avokate dhe aktualisht mban pozicionin e nënkryetares së këshillit të qarkut në Elbasan më herët ka punuar edhe si pedagoge në Universitetin e Elbasanit.

Por gjithsesi kjo është vetëm përllogaritja, pasi mbetet për t'u parë se cili do të jetë deputeti i ri i PDIU në parlament./ newsbomb.al

Këta janë 5 emrat e parë të listës së PDIU në Elbasan: 

Screenshot_16.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dorëheqja e deputetit, zbulohen shkaqet, ja avokatja që e zëvendëson (FOTO)
Bushati takim me këshilltarin për sigurinë të presidentit Trump »
Article Logic
Execution time: 0.017841815948486
array(1) { ["section"]=> string(89) "u-dorehoq-biznesmeni-i-suksesshem-ja-kush-e-zevendeson-deputetin-e-pdiu-ne-elbasan-101389" }