U dorëzohet flamuri kombëtar, cilët janë 5 sportistët që na përfaqësojnë në Lojërat Olimpike

Publikuar tek: sport, më 07:21 24-07-2016 U dorëzohet flamuri kombëtar, cilët janë 5 sportistët që na përfaqësojnë në Lojërat Olimpike

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i dorëzoi Flamurin kombëtar  delegacionit olimpik që do të marrin pjesë në Olimpiadën e Brazilit.

Gjatë mbrëmjes olimpike organizuar nga Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Nikolla i dorëzoi flamurin sportistes Luiza Gega e cila do të jetë flamurmbajtësja në parakalimin e Ekipit Shqiptar në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Në fjalën e tij, Presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani, theksoi për një përfaqësim dinjitoz, të pastër dhe më e rëndësishme me medalje nga sportistët tanë.

Ministrja Nikolla shprehu mbështetje të vazhdueshme për sportin, e veçanërisht për këta sportistë që marrin pjesë në Lojërat Olimpike Rio 201.

Luiza Gega e Izmir Smajlaj në atletikë, Nikol Merizaj e Sidni Hoxha në not dhe Briken Calja në peshëngritje, janë sportistët që përbëjnë ekipin kombëtar shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Rio 2016. Ata do të shoqërohen në garat e këtij aktiviteti nga trajnerët e tyre përkatës.

13814631_902205166572571_612303770_n-690x450.jpg

13816869_902205176572570_2002418876_n-690x450.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Napoli, pista e re e Alban Hoxhës në Itali
Në Spanjë janë të sigurt, Hysaj zëvendëson Dani Alves te Barcelona »
Article Logic
Execution time: 0.027804851531982
array(1) { ["section"]=> string(97) "u-dorezohet-flamuri-kombetar-cilet-jane-5-sportistet-qe-na-perfaqesojne-ne-lojerat-olimpike-47555" }