U ekzekutua në mes të lokalit, kush është Fatmir Hodo, ish-kryetari demokrat i komunës

Publikuar tek: aktualitet, më 16:14 09-11-2018 U ekzekutua në mes të lokalit, kush është Fatmir Hodo, ish-kryetari demokrat i komunës

Ditën e sotme u ekzekutua në mes të lokalit kreu i njësisë administrative në fshatin Kotë të Selenicës.

Mësohet se ish-kryetari i komunës Kotë, tashmë administrator i kësaj njësie, ishte përkrahës i Partisë Demokratike.

Hodo ishte vendosur në krye të njësisë administrative është që nga viti 2015, pozicion të cilin e ka mbajtur deri në ditën e sotme.

64-vjeçari u ekzekutua me armë gjahu nga  43-vjeçari Admir Delaj, i cili u vu në pranga pak më parë.

Ngjarja ka ndodhur në mes të një lokali të fshatit, ku viktima së bashku me autorin po pinin kafe.

Bëhet me dije se pasi kanë biseduar rreth 30 minuta së bashku, 43 vjeçari është ngritur nga tavolina ka marrë çiften dhe ka qëlluar mbi Hodon duke e lënë të vdekur në vend.

Forcat e  policisë ishin vënë në ndjekje të autorit, i cili pas ngjarjes është larguar menjeherë.

rtyryu.jpg

ety.jpg

y5ru.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekzekutoi në mes të lokalit kreun e njësisë administrative, arrestohet VRASËSI (EMRI)
Takimi më Fleckenstein, Meta jep detaje »
Article Logic
Execution time: 0.021108150482178
array(1) { ["section"]=> string(91) "u-ekzekutua-ne-mes-te-lokalit-kush-eshte-fatmir-hodo-ish-kryetari-demokrat-i-komunes-140908" }