U hoq busti i Petro Markos dhe u vendos ai i Albano Karrisit, reagon fondacioni: Kishim lejen e bashkisë dhe kujdesin e ministrit

Publikuar tek: kulture-art, më 08:50 01-12-2016 U hoq busti i Petro Markos dhe u vendos ai i Albano Karrisit, reagon fondacioni: Kishim lejen e bashkisë dhe kujdesin e ministrit

Dy ditë më parë në teatrin “Petro Marko” në qytetin e Vlorës,drejtuesit e këtij institucioni kanë hequr nga holli i godinës bustin e shkrimtarit dhe luftëtarit Petro Markos, emrin e të cilit mban teatri dhe në vend të bustit të Markos është vendosur ai i këngëtarit Italian Albano Carrisit.

Busti i Petro Markos është hequr provizorisht nga Teatri, vetëm për ekspozitën në nder të Albano Carrisit dhe për këtë fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” dhe Shoqata Kulturore “Al Bano Karrisi”, thotë se ka marrë lejen e Bashkisë së Vlorës si dhe aktiviteti është zhvilluar nën kujdesin e veçantë të ministrit Dervishaj.

Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” dhe Shoqata Kulturore “Al Bano Karrisi”, duke shpresuar,se ka pushuar tashmë “Furtuna në gotë”, ngritur” në ndonjë rrjet social dhe fatkeqësisht në ndonjë media, lidhur me vendosjen e Bustit të këngëtarit të famshëm Italian Al Bano Karrisi “ në ekspozitën që u cel në hollin e Teatrit “Petro Marko në Vlorë, sqarojnë”: Aktiviteti organizuar në Kinoteatër, është bërë me lejën e Bashkisë së qytetit,mbështetjen e Bashkisë dhe Qarkut Vlorë dhe nën kujdesin e vecantë të Ministrit Sokol Dervishaj.Busti i këngëtarit, pjesë e kësaj ekspozite, ishte vendosur në podin ku qëndron përjetësisht i madhi Petro Marko dhe ka qëndruar dy orë, aq sa vazhdoi edhe aktiviteti, që solli emocione të jashtëzakonshme tek pjesmarrësit dhe përloti këngëtarin. Është papërgjegjëshmëri, deri në ligësi, lajm-skupi i hedhur nga një person dhe komentuar nga miqtë e tij në FB se”Hiqet Busti i Petro Markos dhe vendoset Busti i Albano Karrisit, në ditën e Clirimit nga fashistët......”:duke zbrazur mllefet e tyre dhe përzjerë një bust me politikën”, thuhet në reagimin e fondacionit.

“E pamoralshme edhe për faktin se ky person e të tjerë, nuk kanë qënë të pranishëm në aktivitetet, që duke nga xhelozia e cmira, ju errësojnë syte. Rëndësi ka. që Shoqata Jonë, organizoi një veprimtari të vecantë, që këngëtari do të cilësonte si “Pjesmarrje në Sanremo”, që u përcoll mesazhi, se popujt nuk e duan luftën”, pavarësisht se disa kërkojnë të bëjnë “luftë”, pa qënë në fushën e betejës. Shpresojmë në mirkuptimin tuaj, miq dhe mike të shtrenjta, që i njihni mirë përmasat e aktiviteteve të shoqatave tona, që i bëjnë nder shoqërisë.Kombit. Ne shpërfillin komente të tilla dashakeqëse”, përmbyll deklaratën fondacioni.



Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Saimir Strati sjell “Shën Terezën” në një mozaik me 1.5 milionë kopsa teli
"100-vjet Korçë shqiptare", Artan Lame hap ekspozitën me flamuj të rrallë shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.14157295227051
array(1) { ["section"]=> string(133) "u-hoq-busti-i-petro-markos-dhe-u-vendos-ai-i-albano-karrisit-reagon-fondacioni-kishim-lejen-e-bashkise-dhe-kujdesin-e-ministrit-61215" }