U kap me 863 mijë euro, ja kur do të zhvillohet seanca gjyqësore për Orest Sotën

Publikuar tek: aktualitet, më 14:11 14-11-2017 U kap me 863 mijë euro, ja kur do të zhvillohet seanca gjyqësore për Orest Sotën

Ditën e nesërme pritet që të zhvillohet seanca gjyqësore për biznesmenin nga Elbasani, Orest Sota. Sakaq, Krimet e Rënda kanë kërkuar “arrest me burg” për Sotën.

25-vjeçarit iu gjetën me vete 863 mijë euro si dhe tre patenta në makinën e tij në Elbasan: Dy të ish-ministrit Saimir Tahiri dhe një e bashkëshortes së këtij të fundit. Mbi Sotën rëndojnë tre akuza: “fshehje të ardhurash”, “ drejtim mjeti pa patentë”, “mosbindje ndaj punonjësit të policisë”.

Ndërkohë, u pretendua se Sota se nuk i ka ndaluar postbllokut të policisë. 

Ndërsa, babai i 25-vjeçarit i dërgoi një letër Prokurorisë ku shprehej se do vërë në dispozicion të hetimit gjithë kontratat e sipërmarrjes dhe se eshtë i gatshëm të hetohen të gjithë pasuritë e tij.

Article Logic
Execution time: 0.01581597328186
array(1) { ["section"]=> string(85) "u-kap-me-863-mije-euro-ja-kur-do-te-zhvillohet-seanca-gjyqesore-per-orest-soten-99543" }