U kapën me 1.6 ton drogë, gjykata greke jep vendimin për 3 nga të arrestuarit

Publikuar tek: aktualitet, më 19:17 01-12-2017 U kapën me 1.6 ton drogë, gjykata greke jep vendimin për 3 nga të arrestuarit

Gjykata e Pireut në Greqi ka dhënë vendimin për 3 nga të arrestuarit që u kapën me 1.6 ton drogë. Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg”  për Dimitrios Lioakopoulos dhe Spiro Kardami.

Të arrestuarit po trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Greqisë. Nga operacioni u arrestuan 11 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë, 2 italianë, 2 grekë dhe 1 bullgar. 2 skafistë shqiptarë mbetën të plagosur,  gjatë përplasjes me rojen bregdetare greke. Njëri nga skafistët shqiptar është identifikuar si Alban Baxheri, ndërsa tjetri me emrin Ervis.

Ditën e djeshme gjykata la në burg edhe dy skafistët shqiptarë.

Më shumë në këtë kategori: « Përmbytjet, po shembet ura në Gramsh, alarmohen banorët: Mbetëm të izoluar
Përmbytjet, Emergjencat japin alarmin: Kaskada e Drinit dhe Komani në pikë KRITIKE, Vau i Dejës ka nisur shkarkimet »
Article Logic
Execution time: 0.011117935180664
array(1) { ["section"]=> string(83) "u-kapen-me-1-6-ton-droge-gjykata-greke-jep-vendimin-per-3-nga-te-arrestuarit-101563" }