U kapën në fushën e blertë, britma të kapitenit të Flamurtarit në dhomën e zhveshjes së Skënderbeut

Publikuar tek: sport, më 22:51 28-01-2017 U kapën në fushën e blertë, britma të kapitenit të Flamurtarit në dhomën e zhveshjes së Skënderbeut

Bruno Telushi është bërë protagonist ditën e sotme në Korçë. Skuadra e tij humbi me rezultatin 1-0, megjithatë nervat nuk e kanë mbajtur kapitenin e vlonjatëve i cili pati një incident në fushën e blertë me Liridon Latifin. Për mesfushorin e Flamurtarit ajo situatë nuk ka mbetur vetëm në fushë.

Burime për newsport.al bëjnë me dije që Telushi, pas ndeshjes ka hyrë në dhomën e zhveshjes së Skënderbeut, për t’u sqaruar me Latifin.

Po të njëjtat burime tregojnë që ai kishte vrapuar drejt dhomës së korçarëve sapo ka mbaruar loja me shpresën për ta gjetur aty kosovarin. Për fatin e mirë, futbollistët e Skënderbeut kanë qenë duke festuar me tifozët në fushën e lojës. Britmat e vlonjatit janë dëgjuar nga njëri prej punonjësve të stadiumit, i cili më pas e ka nxjerrë jashtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bamir Topi përfshihet në debatin e futbollit: Kultura provinciale t’i nënshtrohet kulturës së qytetit
“M’a kanë kërkuar stadiumin e Tiranës për të bërë pallate”…deklarata “bombë” e Bamir Topit »
Article Logic
Execution time: 0.016623020172119
array(1) { ["section"]=> string(104) "u-kapen-ne-fushen-e-blerte-britma-te-kapitenit-te-flamurtarit-ne-dhomen-e-zhveshjes-se-skenderbeut-66983" }