U kthye nga vdekja, flet këngëtari i njohur: M’u shfaq përpara syve nëna ime

Publikuar tek: kulture-art, më 17:58 23-04-2018 U kthye nga vdekja, flet këngëtari i njohur: M’u shfaq përpara syve nëna ime Viktor Tahiraj

Ditën e sotme në emisionin “Rudina” ka qenë i ftuar këngëtari shumë i njohur i viteve ’90, Viktor Tahiraj i cili ka folur edhe për një aksident të rëndë që ka pësuar rreth 8 vite më parë.

Tahiraj ka thënë që ai është përplasur shumë keq nga një makinë, një goditje që i ka shkaktuar edhe vdekjen klinike. Në momentin që ka humbur ndjenjat, këngëtari ka treguar se i është shfaqur përpara e ëma, të cilën tashmë ai e quan perëndi.

Unë sapo kisha mbaruar punë. Ka qenë koiçidencë me datën 23 mars të mbytjes së anijeve në Vlorë në ’97. Ajo më ka mbetur në mendje. Ka qenë 23 marsi i 2010 kur unë lash punën dhe u nisa për në shtëpi. Në rrugën time futet një makinë dhe më bie përballë. Në momentin që u përplasa, mbylla sytë dhe përpara meje m’u shfaq nëna ime. Unë e dua shumë nënën time, por nga ai moment e quaj perëndi. Më thotë: ‘Si je?’, unë i them mirë. Ka qenë vdekje klinike dhe gjatë gjithë kohës më ka qëndruar përballë dhe kam folur me të. ‘Nuk iki pa më folur ti’, më thoshte”, ka treguar Tahiraj.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot dita ndërkombëtare e librit dhe e së drejtës së autorit, vajza e Lasgushit: Shqipëria noton në një absurd
»
Article Logic
Execution time: 0.035440921783447
array(1) { ["section"]=> string(81) "u-kthye-nga-vdekja-flet-kengetari-i-njohur-m-u-shfaq-perpara-syve-nena-ime-118009" }