Pas tërheqjes nga Kombëtarja e Spanjës, Gerard Pique ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të klubit, me rastin e 10-vjetorit të debutimit të tij me Barcelonën që nga ndeshja kualifikuese e Champions League ndaj Wisla Krakow e fituar 4-0.
31-vjeçari ka folur për rrugëtimin e tij gjatë këtyre viteve dhe momentin më të mirë të karrierës.
”Të luaje pak në një ndeshje 4-0 në ‘Camp Nou’ ishte e mrekullueshme. Unë luajta gjithashtu. E lashtë stadiumin i lumtur atë natë", ka thënë 31 vjeçari.
Gjithashtu, Pique ka folur dhe për largimin e tij përfundimtar nga futbolli, por deri në atë ditë siç është shprehur do të shijoj sa më shumë çdo ndeshje.
Pas presioneve të spanjollëve në lidhje me qëndrimet pro-vendlindjes së tij Katalonjës dhe dështimit në Kupën e Botës, 31 vjeçari i dha fund karrierës me Kombëtaren Spanjolle.
Andres Iniesta dhe David Silva janë dy futbollistët e tjerë që nuk do të vazhdojnë më t’i shërbejnë “Furisë së Kuqe".