U mendua se "fjeti gjumë", Basha reagon ashpër nga Kamza: Thirrje banorëve të evakuuohen, ka dy fjalë për Bashkinë e Tiranës (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:28 01-12-2017 U mendua se

Kreu i opozitës, Lulzim Basha u kritikua sot për shkak se nuk bëri asnjë lloj deklarate në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend. Ndërkohë, nuk ka vonuar shumë dhe nga Kamza, Basha ka vizituar familjet e përmbytura.

 

Teksa tregon pamjet nga situata e vështirë që ka përfshirë bashkinë e Kamzës, kreu i opozitës ka deklaruar se përmbytjet u shkaktuan për shkak të shkarkimit të liqenit të Bovillës pa u paralajmëruar.

 Reagimi i plotë:

U takova me familjet e përmbytura në Bashkinë e Kamzës.

Dëmet janë të mëdha. Kryebashkiaku Mziu është pa mbështetjen e autoriteteve, por ia ka dalë të ndihmojë mbi 250 familje të rrezikuara. Banorët më treguan se u përmbytën për shkak të shkarkimit të liqenit të Bovillës pa u paralajmëruar.

Inkurajova kryebashkiakun Xhelal Mziu të bëjë gjithçka për t'u ardhur në ndihmë banorëve me mjetet që ka në dispozicion. Zoti Mziu më tha se eskavatorin që i takonte me vendim qeverie, ia ka marrë Bashkia e Tiranës. Deri tani, në zonë ka shkuar vetëm një makinë ushtrie për 11 persona në rrezik. Megjithatë, i kërkova zotit Mziu dhe banorëve që takova, që të kenë prioritet evakuimin e qytetarëve.

 24131226_1708239529227221_8807265634212230481_n.jpg

 

24131047_1708239232560584_980219016921242714_n.jpg

 

24177083_1708239359227238_3306811314415611622_n.jpg

 

24232452_1708239375893903_6367761514322111931_n.jpg

24232454_1708238999227274_3792118522697155744_n.jpg

 

24231781_1708238995893941_3181504125352943218_n.jpg

 

24232199_1708239002560607_6186948614780311199_n.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Përmbytja në Vorë, deputeti i PS viziton banorët e dëmtuar
Izolohen 10 persona në Delvinë, kërkohet ndihmë urgjente »
Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719
array(1) { ["section"]=> string(130) "u-mendua-se-fjeti-gjume-basha-reagon-ashper-nga-kamza-thirrje-banoreve-te-evakuohen-ka-dy-fjale-per-bashkine-e-tiranes-foto-101557" }