Është një nga moderatoret dhe aktoret më të bukura të televizioneve shqiptare, po ashtu dhe e talentuar. Bëhet fjalë për Jonida Vokshin.
Vokshi së fundmi është komentuar për një lidhje me reperin kosovar Capital T, por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë nëpër intervistat që ka dhënë.
Mirëpo asjëherë s’na kishte shkuar në mendje ta shihnim të veshur me vello kaq shpejt. Në foton e fundit që po bën xhiron në rrjet moderatorja e veshur me një vello të bardhë duket rrëzëllitëse.
Çdo mashkull padyshim që do ta ëndërronte të kishte një nuse të tillë. E vërteta nëse është veshur me fustan nusërie për xhirime apo arsye personale ende nuk është bërë e ditur. Mbetet ta tregojë Jonida.