U përfol për një kalim te Lacio, Lorik Cana bashkon Strakoshën me Grezdën për një darkë

Publikuar tek: sport, më 21:04 20-12-2017 U përfol për një kalim te Lacio, Lorik Cana bashkon Strakoshën me Grezdën për një darkë

Eros Grezda është një futbollistët më të talentuar të kombëtares shqiptare.

Pas paraqitjeve shumë të mira në kampionatin kroat dhe me kombëtaren shqiptare, Grezda gjithmonë e më shumë është përfolur për një kalim në një kampionat më të fortë.

Një nga klubet më të lakuara është dhe Lazio, ku aktualisht militon portieri Tomas Strakosha. Për të shtuar më shumë thashetheme rreth kësaj lëvizje të mundshme, ka menduar Lorik Cana.

Ish-kapiteni i kombëtares, ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet duke darkuar me dy talentet e kombëtares.

Të jetë ky një sinjal se Grezda mund të lëvizë drejt Italisë, dhe më konkretsisht Lacios? Këtë gjë vetëm koha dhe merkato do të na e zbulojë. 

Screenshot_33.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Miting ndërkombëtar fluturimi në Korçë, mos e humbisni Super Final World Cup
Juventus mposht Genoan dhe kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Italisë »
Article Logic
Execution time: 0.0047948360443115
array(1) { ["section"]=> string(93) "u-perfol-per-nje-kalim-te-lacio-lorik-cana-bashkon-strakoshen-me-grezden-per-nje-darke-103804" }