U përfshi në skandal, trajneri i Anglisë dorëhiqet dy muaj pasi mori detyrën

Publikuar tek: sport, më 19:55 27-09-2016 U përfshi në skandal, trajneri i Anglisë dorëhiqet dy muaj pasi mori detyrën

Vetëm dy muaj pasi ishte zgjedhur në krye të pankinës së Anglisë, Sam Allardyce është dorëhequr nga kjo detyrë. Largimi erdhi pasi Allardyce ka rënë preh e skandaleve, duke u bërë viktimë pas regjistrimit nga një kamera e fshehtë.

Tekniku i kombëtares së "Tre Luanëve" është regjistruar teksa bisedon me disa agjentë sesi mund t’i shpëtohet rregullave të Federatës Angleze të Futbollit mbi transferimet.

Allardyce iu ka mësuar atyre sesi të bëjnë shkelje, duke iu shmangur rregullave të federatës, ku ai vet është i punësuar.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga mediat angleze, të cilat e kanë vendosur në krye të faqeve të para të tabloideve apo faqeve të gazetave. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova bëhet gati për Kroacinë, zbardhen detajet e takimit
Juventus shpartallon Dinamon e Zagrebit në shtëpinë e tij, Dortmund i pathyeshëm nga Reali »
Article Logic
Execution time: 0.018967866897583
array(1) { ["section"]=> string(81) "u-perfshi-ne-skandal-trajneri-i-anglise-dorehiqet-dy-muaj-pasi-mori-detyren-54321" }