U përplas me deputetin e PD, Basha: Padi kreut të IKMT, është ish-shefi i Tropojës. Vrasësit e Azemit udhëtuan me makinën e tij

Publikuar tek: barometri, më 08:14 19-09-2018 U përplas me deputetin e PD, Basha: Padi kreut të IKMT, është ish-shefi i Tropojës. Vrasësit e Azemit udhëtuan me makinën e tij

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë të jashtëzakonshme për media ka njoftuar se PD do të padisë kreun e IKMT në Vlorë, Fatmir Meta.

 

Meta u konfrontua me fjalë me deputetin demokrat Agron Shehaj, gjatë aksionit për shembjen e disa banesave në fshatin bregdetar të Jalës.

Basha tha se Fatmir Meta i shpëtoi njëherë drejtësisë, kur ishte shef i komisariatit të Tropojës, ndërsa u shpreh se vrasësit e Azem Hajdarit udhëtuan me makinën e tij.

Deklarata e Bashës:

Kryeinspektori Fatmir Meta, Fatmiri i Nasidesë siç njihet ndryshe, kërcënoi deputetin Agron Shehaj. Për ata që nuk e njohin, ose ata që e kanë harruar historinë, Fatmir Meta është ish shefi i komisariatit të Tropojës në periudhën më të errët. Me makinën e tij, makinën e Fatmir Metës udhëtoi natën banda që ekzekutoi Azem Hajdarin. Këto janë bëmat e Fatmir Metës, i cili u emërua në krye të komisariatit të Tropojës si shpërblim i bandës së Zan Çaushit. Me ardhjen në krye të IKMT, ai i shërben bandës së Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. Banditët e Edi Ramës me uniformë po ushtrojnë dhunë nga Kukësi në Vlorë.

Sot dua t’i tregoj këtij banditi dhe kryebanditi një mesazh të drejtpërdrejtë. PD do ta kallëzojë penalisht. Drejtësia e shpëtoi njëherë për vrasjen e Azem Hajdarit, ndërsa padronit të tij, Edi Ramës i jap këtë paralajmërim: Një fije floku po ju prek përfaqësuesve të opozitës, përgjegjësinë do ta mbash ti dhe vetëm ti Edi Rama në kokën tënde.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.090462923049927
array(1) { ["section"]=> string(130) "u-perplas-me-deputetin-e-pd-basha-padi-kreut-te-ikmt-eshte-ish-shefi-i-tropojes-vrasesit-e-azemit-udhetuan-me-makinen-e-tij-134838" }