U përplas me policinë, simpatizantët e LSI për Monika Kryemadhin: Je burrneshë!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:49 18-12-2017 U përplas me policinë, simpatizantët e LSI për Monika Kryemadhin: Je burrneshë!

Protesta e sotme e opozitës është përshkallëzuar duke kaluar edhe në përplasje fizike mes gardës dhe policisë.

Në shtyrje e sipër është rrëzuar në tokë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, por pa rrezik serioz.

Ky incident solli dhe reagimin e militantëve dhe mbështetësve të LSI.

Eriol Braimllari, anëtar LSI ka publikuar një foto të Monika Kryemadhit duke e cilësuar si burrneshë.

“Me Monën për drejtësinë!

Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga qeveritë, qeveria duhet të ketë frikë nga njerëzit!!”- kështu është shprehur Braimllari.

Më shumë rreth asaj që ndodhi sot:

Si pasojë e përleshjes fizike mes tyre pak më parë dy efektivë policie, njëri prej të cilëve nga Shqiponja kanë mbetur të plagosur. Polici i Shqiponjës ka marrë plagë në kokë, ndërsa mësohet se janë goditur me hunj nga protestuesit. 

Po ashtu, në shtyrje e sipër është rrëzuar në tokë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Në këto kushte, garda ka kërkuar përforcime dhe ndërhyrjen e FNSH-së. Më herët nga precipitimi humbi ndjenjat një grua. Po ashtu, protesta u shoqërua edhe nga tymuese shumëngjyrëshe.

erioooo.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në kulmin e tensioneve politike, moderatorja e njohur shqiptare hyn në Parlament, poston foto me Ramën e kabinetin qeverisës
Zgjedhja e kryeprokurorit, gazetarja sugjeron deputetët: Digjini mandatet! (REAGIMI I PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.054173231124878
array(1) { ["section"]=> string(83) "u-perplas-me-policine-simpatizantet-e-lsi-per-monika-kryemadhin-je-burrneshe-103517" }