U përplas nga një makinë, ylli i Broadway humbet fëmijën që priste

Publikuar tek: bota, më 16:50 17-05-2018 U përplas nga një makinë, ylli i Broadway humbet fëmijën që priste Ruthie Ann Miles dhe vajza e saj 4 vjeçare

Një tragjedi e vërtetë është shënuar në familjen e këngëtares shumë të njohur të Broadway, Ruthie Ann Miles, e cila pas një aksidenti të rëndë ka humbur të dy fëmijët e saj.

Sipas mediave të huaja, Miles e cila ishte në muajt e fundit të shtatzanisë, mëngjesin e 5 marsit së bashku me të bijën e saj 4 vjeçare Abigail po kalonin rrugën në New York, kur një makinë kaloi me semafor të kuq duke përplasur kalimtarët. Nga aksidenti mbeti e vdekur në vend Abigail, ndërsa artistja 34 vjeçare u dërgua me urgjencë në spital.

Sakaq, mbrëmjen e djeshme është mësuar se më shumë se dy muaj pas aksidentit Ruthie Ann Miles ka humbur edhe fëmijën tjetër që po priste.

Lajmin tragjik e ka bërë të ditur vetë bashkëshorti i artistes 33 vjeçare, teksa ka thënë se ajo është në gjendje shumë të rënduar psikologjike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ISIS kërcënon Botërorin, publikon foton duke u prerë kokën Messit e Ronaldos
Merr fund paqja mes Koreve? Veriu lajmëron ndërprerjen e bisedimeve, shkak SHBA »
Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492
array(1) { ["section"]=> string(72) "u-perplas-nga-nje-makine-ylli-i-broadway-humbet-femijen-qe-priste-121128" }