U prezantua si agjent i CIA, arrestohet serbi në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 23:44 09-07-2018 U prezantua si agjent i CIA, arrestohet serbi në Kosovë

Amerikanëve iu prezantua si agjent i CIA-s por policia kosovare po dyshon se ai është spiun i ndonjë shërbimi tjetër.

Petar Mihajloviq kur shkoi në kampin ushtarak amerikan Bondsteel në Ferizaj me vete kishte një dokumentacion të qëndrimit legal në Kaliforni dhe leje të vozitjes, të dyjat dëshmi që u kishte skaduar afati në vitin 2006.

Pos dokumenteve të skaduara, gjatë kontrollimit, shtetasit serb iu gjetën gërshërë, thika kuzhine si edhe 780 euro e disa dinarë, njofton Klan Kosova.

Por deri sa të verifikohet misioni eventual i Mihajloviqit, shtetasi serb që u arrestua në Bondsteel do të mbetet në paraburgim, raporton KlanKosova.

Ditëve në vazhdim pritet që Agjencia e Kosovës për Forenzikë të nxjerrë rezultatet për gjësëndet e konfiskuara nga i dyshuari ndërsa Zyra Ndërlidhëse Kosovare në Beograd do të mësojë se cila është e kaluara e këtij personi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetët shqiptarë kapen duke ngrënë fasule në gjelltore (Foto)
Familja u shuna në aksident, rrëfimi PREKËS i vëllait të 25 vjeçares: Do vinin të mërkurën në Shqipëri për... »
Article Logic
Execution time: 0.0039539337158203
array(1) { ["section"]=> string(61) "u-prezantua-si-agjent-i-cia-arrestohet-serbi-ne-kosove-127337" }