“U rrah keq nga vëllai i kryebashkiakut” reagon zyrtari i lartë dhe sqaron çfarë ndodhi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:47 06-06-2017 “U rrah keq nga vëllai i kryebashkiakut” reagon zyrtari i lartë dhe sqaron çfarë ndodhi

Një ditë pas denoncimit të ish –kryeministrit Sali Berisha në facebook se vëllai i kryetarit të bashkisë së Fushë –Krujë, Ilir Bushi ka dhunuar sekretarin e përgjthshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, ky i fundit reagon dhe sqaron gjithë ngjarjen.

Ai hedh poshtë denoncimin e Berishës dhe sqaron se gjithçka është vetëm një gënjeshër pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe krejt normale.

“Miq, i detyruar nga pyetjet e shumta Tuajat, dua t'Ju them që jam shëndosh e mirë në krye të detyrës, shumë i lumtur për suksesin e djeshëm të provimit të parë të maturës shtetërore. Këto historitë e mësuesve, pedagogëve, ushtarëve, hidraulikëve, shoferëve dhe taksistëve dixhital janë bërë bajate dhe nuk meritojnë vëmendje. Edhe në këtë rast nuk ka asnjë grimë të verteta në to”, shkruan Ndreca.

Një ditë më parë Berisha publikoi një denoncim sipas tij nga “ qytetari dixhital” dhe thotë se Ilir Bushi bashkë me shefin e komisariatit kanë goditur me shqelma dhe grushta sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.078705072402954
array(1) { ["section"]=> string(91) "u-rrah-keq-nga-vellai-i-kryebashkiakut-reagon-zyrtari-i-larte-dhe-sqaron-cfare-ndodhi-81438" }