U sulmua nga persona të maskuar, Drishti: Nuk është as Balili e as Shullazi, do t’i tredh vetë

Publikuar tek: barometri, më 08:15 09-04-2018 U sulmua nga persona të maskuar, Drishti: Nuk është as Balili e as Shullazi, do t’i tredh vetë

Gazetari Ismet Drishti

Gazetari dhe drejtuesi i televizionit ‘Zjarr Tv’, Ismet Drishti ka reaguar për herë të parë pasi u sulmua pak ditë më parë nga 15 persona të maskuar.

Drishti ka thënë se nuk ka konflikte me asnjë person, ndërsa ka shtuar se edhe pse policia e ka identifikuar autorin nuk po arrin dot ta arrestojë.

Sakaq Drishti ka kërkuar vetëm të dijë se nga ka ardhur udhëri për të dhunuar këtë të fundit, sepse sipas tij më pas ai do të merret vetë me të.

“Deklarata e policisë thotë se Ismet Drishti është sulmuar nga një i mitur, por kush qenka ky që s’kapet, s’është as Balili as Shullazi”, ka thënë Drishti.

“S’kam apel, vetëm ta dijë se kush i ka lëshuar qentë do t’i tredh vetë, u bo hera e dytë”, ka shtuar ai.

‘Zjarr Tv’ është sulmuar për të dytën herë pak ditë më parë. Sulmi i fundit u regjistrua 4 muaj më parë, nga ku u vodhën disa paisje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013775110244751
array(1) { ["section"]=> string(98) "u-sulmua-nga-persona-te-maskuar-drishti-nuk-eshte-as-balili-e-as-shullazi-do-t-i-tredh-vete-116204" }