U sulmua se bëri me duar shenjën e SHQIPONJËS, reagon për herë të parë Eleni Foureira

Publikuar tek: kulture-art, më 12:18 04-05-2018 U sulmua se bëri me duar shenjën e SHQIPONJËS, reagon për herë të parë Eleni Foureira Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira

Këtë vit Eurovizioni do të jetë padyshim skena e shqiptarëve, pasi tre shtete përfaqësohen nga këngëtare me origjinë shqiptare, ndërsa po kjo skenë ka shërbyer edhe për njohjen mes tyre.

Ditën e djeshme, Eleni Foureira përfaqësuesja e Qipros në këtë edicion, u sulmua keqas nga mediat greke për realizimin e shqiponjës me duar së bashku me Eugen Bushpepën, ndërsa këngëtarja ka zgjedhur të reagojë për herë të parë.

Me anë të një postimi, Eleni ka shkruar se muzika është për të bashkuar njerëzit, ndërsa ka theksuar se personalisht do të qëndrojë larg çështjeve nacionaliste.

 “Muzika është për të bashkuar dhe jo ndarë njerëz, e prandaj jam këtu pa asnjë lidhje me gjithë këto çështje nacionaliste që disa njerëz më akuzojnë mua. Me të vërtetë e dua Greqinë dhe askush e asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Le të shkojmë tani e të përfaqësojmë Qipron në mënyrën më të mirë”, ka shkruar këngëtarja me origjinë shqiptare.

Eleni Foureira vetëm pak kohë më parë pranoi se ishte me origjinë nga Shqipëria, ndërsa fitoi mundësinë për të përfaqësuar Qipron në festivalin më të madh europian, “Eurovizion” vendin ku edhe është rritur.

eleni.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U nda nga jeta tre muaj më parë, AKTORJA e famshme nderohet me ÇMIMIN e rëndësishëm
»
Article Logic
Execution time: 0.12659215927124
array(1) { ["section"]=> string(91) "u-sulmua-se-beri-me-duar-shenjen-e-shqiponjes-reagon-per-here-te-pare-eleni-foureira-119456" }