U tha se kaloi nga PDIU tek PS, reagon deputetja Elena Xhina

Publikuar tek: barometri, më 08:27 18-06-2018 U tha se kaloi nga PDIU tek PS, reagon deputetja Elena Xhina

Deputetja e PDIU Reme Lala deklaroi sot nga Peshkopia kalimin e saj në grupin Parlamentar të PS. Mirëpo Lala i tha kryeministrit Rama se nuk do i bashkohej e vetme socialistëve dhe se bashkë me të do të vinte edhe deputetja tjetër e PDIU-së në Elbasan, Elena Xhina.

 

Ndërsa nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe reagimi i kësaj të fundit. Xhina shprehet se ajo është pjesë e një grupi të pavarur deputetësh në parlamentin e Shqipërisë.  Sakaq, në një reagim më herët PDIU deklaroi se dy deputetet janë larguar nga PDIU që në përfundim të zgjedhjeve dhe se kjo nuk përbën tashmë asnjë ndryshim.

Reagimi i plotë i deputetes Xhina:

Sot pata kënaqësinë të isha e pranishme në inagurimin e fillimit të punimeve të Rrugës së Arbrit, në Dibër e ftuar nga mikja ime Reme Lala, të cilën e falenderoj që më dha mundësinë që ti bashkohesha dhe unë gëzimit të saj, për këtë ëndërr të vjetër të dibranëve!
Marr shkas nga titujt e gazetave për të bërë një sqarim për opinion publik: Unë jam në grupimin e deputetëve të pavarur të Parlamentit të Shqipërisë !
Ju faleminderit!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025676012039185
array(1) { ["section"]=> string(66) "u-tha-se-kaloi-nga-pdiu-tek-ps-reagon-deputetja-elena-xhina-124803" }