U vra me një plumb në kokë, zbulohet e shkuara e biznesmenit: Nga emri i parë te borxhet dhe arrestimi për rrëmbim në Itali

Publikuar tek: aktualitet, më 00:17 15-02-2018 U vra me një plumb në kokë, zbulohet e shkuara e biznesmenit: Nga emri i parë te borxhet dhe arrestimi për rrëmbim në Itali

Biznesmeni Memli Begalla nga Progonati i Tepelenës u ekzekutua mbrëmjen e sotme me një plumb në kokë nga persona të paidentifikuar që e ndoqën me një “BMW” të zezë poshtë pallatit ku banonte në zonën e ish-Bllokut.

Mësohet se Memli Begalla më parë quhej Afrim. 64-vjeçari kishte në pronësi disa biznese në Tiranë, dy gomisteri dhe kompaninë “LAB”. Ndërsa më parë ka banuar në Zvicër e Itali.

Babai i dy djemve rezulton të jetë arrestuar në Itali në vitin 2009 së bashku me djalin e tij Lilin, për rrëmbimin e nuses së djalit.

Po në këtë vit, gjatë themelimit të kompanisë LAB-AL i kishte marrë borxh shtetasit F.Selmani rreth 451,543.00 lekë dhe 54,013.40 euro, që nuk i kishte shlyer.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekzekutimi mafioz në bllok: Shoqërohen 2 djemtë e biznesmenit të vrarë, JA KU DYSHON POLICIA
Vrasja e biznesmenit pranë LSI-së, gazetari rrëfen si shpëtoi ‘për qime’: Qëllova me fat kësaj here »
Article Logic
Execution time: 0.022811889648438
array(1) { ["section"]=> string(128) "u-vra-me-nje-plumb-ne-koke-zbulohet-e-shkuara-e-biznesmenit-nga-emri-i-pare-te-borxhet-dhe-arrestimi-per-rrembim-ne-itali-110281" }