U vra për Alepon, ja çfarë deklaronte ambasadori Karlov pak ditë përpara për krizën në Siri

Publikuar tek: bota, më 23:47 20-12-2016 U vra për Alepon, ja çfarë deklaronte ambasadori Karlov pak ditë përpara për krizën në Siri

Ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov ndaj të cilin mbrëmë u krye një atentat në Ankara, para sulmit terrorist, për herë të fundit iu drejtua opinionit përmes një interviste të realizuar nga Anadolu Agency (AA), më 30 nëntor, në të cilën theksoi se marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Moskës janë gjithnjë e më intensive në të gjitha fushat.

Karlov gjithashtu tha se Rusia dhe Turqia bien dakord për domosdoshmërinë e vendosjes së paqes në Siri, ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetin e vendit, por, sipas tij ky qëllim mund të arrihet vetëm me mjete politike dhe përmes përpjekjeve të përbashkëta.

“Jemi të qëndrimit se në procesin e paqes në Siri nuk duhet të marrë pjesë vetëm Asadi dhe qeveria, por edhe grupet të cilat i trajtojmë si opozitë e shëndoshë dhe e matur siriane. Në atë proces nuk guxojnë të marrin pjesë vetëm elementet terroriste. Mendoj se në atë kontekst edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë përpjekje, sidomos Turqia dhe Rusia”, tha Karlov në intervistën e realizuar më herët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022348165512085
array(1) { ["section"]=> string(96) "u-vra-per-alepon-ja-cfare-deklaronte-ambasadori-karlov-pak-dite-perpara-per-krizen-ne-siri-63272" }