U zëvëndësua nga gazetarja, reagon ish-drejtoresha e burgut të grave: Vazhdoj të punoj si zyrtare, falë formimit tim...

Publikuar tek: politike, më 16:18 12-01-2018 U zëvëndësua nga gazetarja, reagon ish-drejtoresha e burgut të grave: Vazhdoj të punoj si zyrtare, falë formimit tim...

24 drejtorët e rinj të burgjeve në Shqipëri u përzgjodhën pas përmbylljes së konkursit për gati një muaj. 

Në qershor të 2017-ës, ministrja Etilda Gjonaj shkarkoi drejtorët e burgjeve, disa prej tyre për shkelje të rënda, ndër to dhe drejtoresha simpatike e  burgut të grave, Jetmira Sulaj, e cila erdhi në krye të këtij institucioni si e komanduar.

Ditën e sotme Jetmira Sulaj ka reaguar duke thënë vazhdon të punojë si zyrtare në Drejtorinë e Përgjithsme të Burgjeve dhe punën e saj si drejtore e cilëson si të shkëlqyer falë formimit të saj.

Postimi i plotë:

Miqte e mi! Ndjej per detyrim moral bazuar ne gjithe dashamiresine dhe urimet qe keni shprehur per mua tju them se as nuk jam emeruar dhe as nuk jam shkarkuar nga asnje detyre. Uroj qe titullari qe do te emerohet te jape maksimumin ne funksion te zbatimit rigoroz te detyres. Vazhdoj te punoj si zyrtare ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve nga ku dhe u komandova per nje periudhe 3 mujore (sipas legjislacionit) te kryeja funksionin publik si Drejtoreshe e nje institucioni publik te rendesise se vecante, si Burgu i Grave sikurse quhet ne terminologjine popullore. Nje detyre shume e rendesishme qe u krye me sukses nga ana ime me mbeshtetjen e stafit tim, sigurisht bazuar ne shkollimin tim te shkelqyer dhe experiencen profesionale mbi 5 vjecare. Falenderoj shume mediat, gazetat dhe portalet informative per vleresimet e tyre duke me krijuar nje profil mediatik promovues. Jam e bekuar per te gjitha vlerat e jashtme dhe te brendshme qe kam fale familjes dhe Zotit. Me te mirat uroj per ju dhe familjet tuaja. Zoti ju bekofte! 

Më shumë në këtë kategori: « Takimi Xhafaj-LU: Çështja e Tahirit të zgjidhet në gjykatë, do monitorojmë gjithçka
Mbledhja e qeverisë në Lezhë, banorët presin Ramën me protestë »
Article Logic
Execution time: 0.021048069000244
array(1) { ["section"]=> string(120) "u-zevendesua-nga-gazetarja-reagon-ish-drejtoresha-e-burgut-te-grave-vazhdoj-te-punoj-si-zyrtare-fale-formimit-tim-106339" }