Udhëtimi i Kumbaros në Butrint, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka disa porosi për gazetarët që e shoqërojnë

Publikuar tek: kulture-art, më 09:01 16-10-2017 Udhëtimi i Kumbaros në Butrint, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka disa porosi për gazetarët që e shoqërojnë

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka disa porosi për gazetarët që do të shoqërojnë ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro në parkun aerkeologjik të Butrinit në Sarandë.

Forumi duket sikur ua ka “lehtësuar” disi punën gazetarëve dhe u ka sugjeruar disa pyetje konkrete gazetarëve për t’ia drejtuar ministres Kumbaro.

“Duke ju uruar gazetareve nje udhetim te mbare sot ne piknikun e organizuar nga zonja Kumbaro ne Butrint, tashme qe betoni eshte mbuluar, sugjerojme edhe disa pyetje qe mund t'i drejtojne ministres:

1. Perse Butrinti nuk ka ende pas 12 vjetesh nje Plan Menaxhimi, i cili eshte kusht kryesor per mbarevajtjen e Parkut ? (Nese ju pergjigjet perseri qe ka qene e zene me vendosjen e biletarise elektronike, kujtojeni qe kete pune e ka bere paraardhesi Bumçi).

2. A eshte konsultuar znj. Ministre me UNESCO-s per ndertimet bar kafe ne Butrint? Drejtoresha e Pergjithshme e Trashegimise Kulturore deklaroi qe UNESCO nuk dinte asgje. Kush genjen znj Ministre?

3. Ne baze te cilit standart dhe kriter jane perzgjedhur dy kompanite qe do te nderhyjne ne Butrint?

4. A ka ndonje survey/studim te kryer nga ministria mbi kerkesat e vizitoreve ne butrint? Pra, sa vizitore kane shprehur deshiren per te pire kafe dhe ngrene ushqime me baze sallamin e tymosur ne akropolin e Butrintit?

5. Perse Ministria e Kultures po perze artizanet nga Butrinti ne favor te nje kompanie ndertimi?

6. A ka bere Ministria e Kultures marreveshje me dy kompanite ne fjale perpara se te miratonte lejet per Kafe-Bar?

7. Cilat jane prioritet e Butrintit dhe a eshte ndertimi i dy bar kafeve prioritet?

8.Çfare e lidh ministren e Kultures me firmen ndertuese qe i ka dhene lejen ne Butrint?

9. Leja e dhene nga Ministrja e Kultures a eshte ne kundershtim me ligjin shqiptar per mbrojtjen e zonave arkeologjike?

10. Perse keto leje jane mbajtur te fshehura nga publiku dhe nuk jane shoqeruar me asnje konsultim paraprak me ekspertet dhe grupet e interesit?”, shkruhet në faqen e profilit në fb të forumit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Regjisori rus merr çmimin e parë në Festivalin e Filmit në Londër
Dy javë pas vdekjes, qeveria shqiptare përmbush amanetin e fundit të albanologut Robert Elsie »
Article Logic
Execution time: 0.004396915435791
array(1) { ["section"]=> string(117) "udhetimi-i-kumbaros-ne-butrint-forumi-per-mbrojtjen-e-trashegimise-ka-disa-porosi-per-gazetaret-qe-e-shoqerojne-96030" }