Udinese do të hapë akademi futbolli në Shqipëri

Publikuar tek: sport, më 21:03 11-02-2015 Udinese do të hapë akademi futbolli në Shqipëri

Skuadra italiane e Udineses ka vendosur të zgjerojë shtrirjen e saj gjeografike sa i përket akademive të klubit.

Mësohet se klubi italian do të të hapë së shpejti një akademi futbolli për lojtarët e rinj edhe në Shqipëri, raporton Newsbomb.al.

Blegjika, Kroacia dhe Sllovenia janë shtetet e tjera në të cilat Udinese ka objektiv që të shtrihet.

Sipas drejtuesve të klubit, qëllimi i tyre është të shtrihen në ato shtete që konsiderohen të vogla por që kanë një kapacitetet të madh për të krijuar kampionë në futboll.

Vendimi i Udineses për tu shtrirë edhe në Shqipëri është një sinjal i rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe për të ardhmen e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmi i Barcelonës, më i miri në historinë e klubit
FIFA/ Shqipëria humbet 5 pozicione, Gjermania vijon dominimin »
Article Logic
Execution time: 0.036422967910767
array(1) { ["section"]=> string(52) "udinese-do-te-hape-akademi-futbolli-ne-shqiperi-3092" }