UEFA cakton grupin ku Kosova do të luaj për “Botërorin 2018”, i ndalohet përballja me dy shtete

Publikuar tek: sport, më 19:40 09-06-2016 UEFA cakton grupin ku Kosova do të luaj për “Botërorin 2018”, i ndalohet përballja me dy shtete

UEFA ka caktuar përfundimisht grupin ku Përfaqësuesja e Kosovës do të vendoset për eleminatoret e Botërorit 2018, që organizohet në Rusi.

Kosova do të luaj në Grupin I kundër Kroacisë, Islandës, Ukrainës, Turqisë dhe Finlandës. Në këtë mënyrë, UEFA ka shmangur vendosjen e shtetit më të ri në Europë në grupin H, ku ndodheshin Belgjika, Bosnje-Hercegovina, Greqia, Qipro dhe Estonia, për shkak se tre nga këto vende nuk e njohin Kosovën.

Institucioni më i lartë i futbollit europian ka marrë gjithashtu vendimin që anëtari i ri të mos përballet asnjëherë me Serbinë dhe Bosnjen, për arsye se ekziston frika për tensione dhe përplasje mes lojtarëve dhe tifozëve. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bundesliga arrin marrëveshje rekord të drejtash televizive
Më 5 shtator, Kosova luan ndeshjen e parë në elemintoret e një Botërori »
Article Logic
Execution time: 0.024937868118286
array(1) { ["section"]=> string(98) "uefa-cakton-grupin-ku-kosova-do-te-luaj-per-boterorin-2018-i-ndalohet-perballja-me-dy-shtete-43012" }